Kryefaqja
Bota

Tërmet 4,7 goditi Napoli dhe rrethinën — tetë të lënduar lehtë

Epiqendra është 13 kilometra në perëndim të Napolit; dëmi më i madh material në Pozuoli.

·Bota
Tërmet 4,7 goditi Napoli dhe rrethinën — tetë të lënduar lehtë

Një tërmet me magnitudë 4,7 sipas shkallës Rihter goditi të premten në mbrëmje jugun e Italisë, njoftoi Qendra Euro-Mesdhetare e Sizmologjisë (EMSC).

Epiqendra ishte 13 kilometra në perëndim të Napolit. Deri tani janë raportuar tetë persona të lënduar lehtë, por asnjë në gjendje të rëndë.

Dëmi më i madh në Pozuoli

Dëmi më i madh material u shënua në Pozuoli, pranë Napolit, ku u rrëzua një pjesë e një muri mbajtës. Blloqe të mëdha ranë mbi disa makina të parkuara dhe i dëmtuan.

Për fat të mirë, nuk ka të vdekur apo të lënduar nga rrëzimi. Ekipet e emergjencës po inspektojnë zonën më të goditur dhe po vlerësojnë nëse ka rreziqe shtesë për objektet.

Autoritetet lokale iu bënë thirrje qytetarëve të veprojnë sipas udhëzimeve të sigurisë dhe të raportojnë dëmtime të ndërtesave. Sizmiologët po ndjekin zonën për lëkundje të mëtejshme pas goditjes kryesore.

Foto: ANSA)

Artikuj të ngjashëm