Tërmet me magnitudë 7.7 goditi jugun e Panamës, nuk raportohet për viktima
Tërmet 7.7 goditi jugun e Panamës; më shumë se 40 lëkundje pasuese, por infrastrukturat kryesore raportojnë funksionim normal.

Nje tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi jugun e Panamës, duke shkaktuar dëmtime të lehta në disa ndërtesa, por deri më tani nuk ka raporte për shkatërrime të mëdha ose viktima.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (U.S. Geological Survey) regjistroi tërmetin në thellësi 12.6 kilometra dhe vendosi epiqendrën në një zonë të rrallë me banim rreth 200 kilometra larg kryeqytetit.
Lëkundjet pasuese dhe funksionimi i infrastrukturës
Më shumë se 40 lëkundje pasuese u regjistruan në orët që pasuan ngjarjen kryesore. Megjithatë, operacionet në pika kyçe vazhduan normalisht.
Kanali i Panamasë dhe miniera e bakrit Cobre Panama raportuan se aktivitetet po zhvillohen normalisht. Aeroporti Ndërkombëtar Tocumen hoqi pezullimin e përkohshëm të fluturimeve dhe rifilloi operacionet.
Autoritetet dhe shërbimet e emergjencës po monitorojnë situatën dhe po vlerësojnë dëmet në zonat e prekura; deri tani nuk ka viktima të konfirmuara.
Foto: AP)


