Kryefaqja
Maqedonia

39% nga të shqyrtuarit kishin faktorë rreziku; 74-vjeçari u hospitalizua

Ekipet e Klinikës së Neurologjisë kontrolluan 160 karotide; rreth 40% kishin gjetje që kërkojnë ndjekje.

·Maqedonia
39% nga të shqyrtuarit kishin faktorë rreziku; 74-vjeçari u hospitalizua

Aktivitetet parandaluese që u mbajtën në sheshin e qytetit përfshinë gjithsej 174 qytetarë, dhe tek 39 përqind prej tyre u identifikuan faktorë rreziku për goditje në tru, përfshirë presion të lartë të gjakut, diabet dhe yndyrna të larta në gjak.

Si pjesë e aktiviteteve, ekipet e Klinikës së Neurologjisë dje kryen edhe kontrolle të arterieve karotide për të zbuluar me kohë ndryshime që mund ta rrisin rrezikun për goditje në tru.

Gjetjet nga ekzaminimet e karotidave

U ekzaminuan 160 qytetarë; tek rreth 40 përqind e të kontrolluarve u evidentua një gjetje që kërkon hetime dhe ndjekje të mëtejshme.

Një pacient 74-vjeçar, i cili u vlerësua si me rrezik të lartë për të pësuar goditje në tru, u pranu menjëherë në spital për kujdes dhe diagnostikë të mëtejshme.

Personat tek të cilët u vunë re devijime do të kontaktohen dhe do të thirren për kontrolle dhe analiza të mëtejshme, bënë të ditur organizatorët.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm