Afrim Gashi takoi ambasadoren britanike Maja Sivanjanam
Takimi u përqendrua në thellimin e marrëdhënieve parlamentare, mbështetjen institucionale dhe përkrahjen e Britanisë për agjendën evropiane.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar, Maja Sivanjanam, ku u diskutuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh dhe thellimin e marrëdhënieve parlamentare midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Fokus në lidhjet parlamentare dhe mbështetjen institucionale
Gashi i uroj mirëseardhje ambasadores dhe një mandat të suksesshëm diplomatik, duke nënvizuar bashkëpunimin e gjatë mes dy vendeve. Ai theksoi rolin e Fondacionit Westminster për Demokraci në forcimin e kapaciteteve dhe funksioneve të Kuvendit dhe shërbimit të tij.
Kryetari shprehu pritshmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në nivelin e kryetarëve të parlamenteve, mes grupeve parlamentare për bashkëpunim dhe përmes shkëmbimit ndërkomisionar të praktikave më të mira dhe përvojave.
Ambasadorja Maja Sivanjanam shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e rëndësishëm me Kuvendin dhe tha se do t'i kushtojë vëmendje të përshtatshme gjatë mandatit të saj. Ajo informoi Gashin për prioritetet dhe fushat e fokusit për periudhën në vijim, duke theksuar zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit dypalësh në tërësi.
Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime rreth aktiviteteve të ardhshme të Kuvendit dhe modaliteteve për përforcimin e dinamikës së bashkëpunimit të krijuar midis dy parlamenteve.
Takimi gjithashtu nënvizoi rëndësinë e Partneritetit Strategjik dhe të Marrëveshjes së Tregtisë që rregullon marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy vendeve, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për axhendën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Foto: material shtypi nga ngjarja


