Kryefaqja
Bota

Gusht regjistroi muajin më të nxehtë në histori; temperatura mesatare globale 16.96°C

Temperatura mesatare globale në gusht ishte 16.96°C — 1.65°C mbi nivelin pre‑industrial, me pasoja të menjëhershme dhe ngrohje rekord të deteve.

·Bota
Gusht regjistroi muajin më të nxehtë në histori; temperatura mesatare globale 16.96°C

Planeti Tokë regjistroi muajin më të nxehtë në histori në gusht, si pasojë e kombinimit të ndryshimeve klimatike të nxitura nga njerëzit dhe fenomenit të fortë natyror El Niño, njoftoi shërbimi klimatologjik evropian.

Temperatura mesatare globale në gusht ishte 16.96 gradë Celsius. Kjo është teknikisht 0.01° më shumë se rekordi i mëparshëm i vendosur në korrik 2023, por për shkak të pasigurisë statistikore vlerësohet si rezultat ekuivalent, tha drejtuesja për strategji klimatike, Samanta Bardzis.

Sa mbi nivelin pre-industrial?

Në një hark më të gjatë kohor, temperatura mesatare e gushtit ishte 1.65 gradë Celsius mbi nivelet pre-industriale, duke tejkaluar në mënyrë të rëndësishme pragun afatgjatë prej 1.5°C të përcaktuar me Marrëveshjen e Parisit të vitit 2015. Të gjithë tetë muajt më të nxehtë në regjistrim kanë ndodhur që nga korrik 2023.

Pasojat qenë të prekshme: valët e të nxehtit shkaktuan mbyllje të shkollave, ngarkesë te shërbimet shëndetësore, shkrirje të sipërfaqeve të rrugëve dhe deformime të hekurudhave, duke dëmtuar shërbimet publike dhe infrastrukturën.

Temperaturat e sipërfaqes së deteve dhe oqeaneve po ashtu arritën vlera ekstreme në gusht, duke e barazuar rekordin e marsit 2024, ndërsa 22 gusht u regjistrua si dita më e nxehtë për sipërfaqen e deteve në nivel global.

Foto: СДК.МК)

Artikuj të ngjashëm