Kryefaqja
Maqedonia

Besar Sejdiu ndalet në pikën kufitare Blace — lëvizja studentore denoncon presion institucional

Lëvizja studentore thotë se Sejdiu u ndan nga grupi dhe i komunikuan se ishte në listë për kontroll të veçantë, pa dhënë arsyet.

·Maqedonia
Besar Sejdiu ndalet në pikën kufitare Blace — lëvizja studentore denoncon presion institucional

Kryetari i parlamentit studentor, Besar Sejdiu, u ndal në pikën kufitare Blace ndërsa udhëtonte me studentë të tjerë për të marrë pjesë në aktivitete studentore në Itali, njofton lëvizja studentore.

Ndërprerje e udhëtimit dhe kontrolle të veçanta

Sipas lëvizjes studentore, Sejdiu u ndan nga grupi pa asnjë shpjegim dhe u dërgua në ambientet e brendshme të pikës kufitare. I është bërë e ditur se institucionet e kanë vënë në një listë personash për të cilët kërkohet kontroll me regjim të veçantë, pa i dhënë asnjë shpjegim mbi arsyet.

Lëvizja studentore thotë se kjo procedurë ngre dyshime serioze për presion institucional të qëllimshëm dhe për një përpjekje për t'i frikësuar dhe penguar studentët në kërkesat e tyre legjitime.

"Kërkojmë nga institucionet kompetente të shpjegojnë publikisht mbi çfarë baze Besar Sejdiu është vënë në këtë listë, kush ka marrë atë vendim dhe për cilat arsye", thonë nga lëvizja studentore.

Studentët kërkojnë transparencë nga organet përgjegjëse dhe një shpjegim të qartë për bazat ligjore ose administrative të veprimeve të tilla, duke paralajmëruar se mungesa e sqarimeve mund të ndalojë pjesëmarrjen dhe organizimin studentor.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm