Borche Stamenov kritikon zyrtarët pas njoftimit për 3,900 nxënës më pak në klasën e parë
Donatori i nismës “Donate a Computer” thotë se kampanja ka mbuluar pjesën më të madhe të nevojave për paisje IT, por paralajmëron se rënia e numrit të nxënësve është problem më i gjerë.

Borche Stamenov, organizatori i njohur i nismës “Donate a Computer”, kritikoi zyrtarët pas njoftimit se viti i ardhshëm shkollor do të nisë me 3,900 nxënës më pak në klasën e parë.
Sipas Stamenov, iniciativat e tij kanë zbutur në masë mungesën e paisjeve informatikore në familje që ishte evidentuar kur nisën donacionet: "Kur ne filluam me donacionet, sipas informacionit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kishte pak më shumë se 4,000 familje që nuk kishin një pajisje IT. Sot lexojmë se këtë vit do të fillojë me minus 3,900 nxënës të klasës së parë. Ne e përmbushëm ‘premtimin’ tonë (në citate sepse nuk premtuam asgjë). Sot pothuajse nuk na ka mbetur familje në listë, ka por rrallë. Tani qëllimi ynë kryesor është pajisja e shkollave. Dhe ata që do të regjistrohen herët a vonë do të marrin pajisje. E di, që të mbajmë të paktën ata që mbetën këtu."
Ai nënvizoi se projekti financohet nga donacione private dhe se organizatorët nuk përdorin para shtetërore apo i bëjnë publike donacionet për të marrë vëmendje: "Përsëri, ne nuk premtojmë asgjë për askënd, nuk shpenzojmë para shtetërore dhe nuk vrapojmë pas shtetit për çdo donacion për të prerë shirita."
Në një postim në rrjetet sociale, Stamenov i përdori tonet sarkastike për të sfiduar paraqitjet e autoriteteve mbi pozitën ekonomike të vendit: "Që nga kur unë ndjek politikën, ne jemi ekonomia e parë në Evropë, bota, planeti Tokë, Rruga e Qumështit, universi i njohur dhe, me të vërtetë, ai i panjohuri, me paga më të mira se së paku shtatë vende evropiane dhe, sipas zyrtarëve tanë, ne merim supën me lugë të arta në shtëpi."
Stamenov theksoi se iniciativa i uli nevojat për pajisje në familje, por rënia e numrit të prindërve që regjistrojnë fëmijët në klasën e parë ai e sheh si fenomen demografik dhe rezultat të politikave të gabuara gjatë dekadave. Ai i bëri thirrje institucioneve të merren me shkaqet strukturore, ndërsa grupet donorë do të vazhdojnë të pajisin shkollat dhe familjet që kanë nevojë.
Foto: material shtypi nga ngjarja


