Cmimet e gazit në Evropë rriten rreth 120% që nga fillimi i vitit
Rezervat e ulëta dhe kërkesa e rritur për shkak të valëve të nxehtësisë dhe uljes së prodhimit bërthamor/hidro e shtyjnë çmimin e gazit përpara dimrit.

Cmimet e gazit në Evropë u rritën rreth 120 për qind që nga fillimi i vitit, ndërsa rezerva e ulët në magazina dhe rreziqet e ndërprerjeve të furnizimit mund të vënë tregun nën presion shtesë para dimrit.
Valët e nxehtësisë dhe temperaturat rekord kanë rritur kërkesën për energji elektrike, ndërsa ulja e prodhimit në centralet bërthamore dhe hidropotencialet u kompensua me centralet me gaz pikërisht në kohën kur duhet të mbushen depozitat e gazit.
Presioni tashmë pasqyrohet në tregti: çmimi referent evropian në tregun holandez TTF u rrit për rreth 120 për qind që nga fillimi i vitit, duke arritur rreth 63.7 euro për megavat-orë më 18 gusht.
Mungesa e stoqeve dhe afatet e BE-së
Megjithëse çmimet janë ende larg kulmit rekord prej 350 euro për megavat-orë të arritur gjatë krizës së energjisë në 2022 pasi Rusia pushtoi Ukrainën, shumë vende hyjnë në sezonin e mbushjes me stoqe nën nivelin normal për këtë periudhë të vitit.
Magazinat evropiane të gazit ishin vetëm rreth 57 për qind të mbushura në fillim të gushtit. Sipas rregullave të BE-së, depozitat duhet të jenë të mbushura së paku 90 për qind të kapacitetit, por shtetet anëtare kanë fleksibilitet të arrijnë këtë objektiv midis 1 tetorit dhe 1 dhjetorit, me mundësi për përjashtime shtesë në rast të kushteve të rënda të tregut. Në krahasim me 2021, Evropa ka ulur konsumimin e gazit për rreth 15 deri 20 për qind.
Foto: material shtypi nga ngjarja


