Një fëmijë nga Kumanova i helmuar me solvent për bojë
Fëmijë dyvjeçar nga Kumanova transferuar në Shkup pas helmimit me solvent për bojë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se një fëmijë dyvjeçar nga Kumanova u helmua me solvent për bojë dhe u transferua për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike të Shkupit.
Në njoftimin e policisë thuhet: "Dje në orën 14:00 nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës u raportua se ishte sjellë një fëmijë dyvjeçar nga Kumanova që ishte i helmuar me solvent për bojë".
Pas ndihmës së dhënë në spitalin e Kumanovës, fëmija u transferua për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike të Shkupit, thonë nga MPB.
Po merren masa
Policia njofton se po merren masa për zbardhjen e rastit dhe se hetimi është në vazhdim.
Siç thuhet, ky nuk është rasti i parë në rajonin e Kumanovës: vitin e kaluar u regjistruan raste kur fëmijë u helmuan pas konsumimit të mjeteve për pastrim, produkteve për dezinfektim, si dhe medikamenteve në formë tabletash.
Foto: Printskrin


