Kryefaqja
Maqedonia

Dizeli shtrenjtohet, benzinat ulen — çmimet hyjnë në fuqi më 22 shtator

Komisioni Rregullator: dizeli rritet 5.50 den/lt, EUROSUPER 95 dhe 98 ulen; çmimet hyjnë në fuqi më 00:01, 22 Shtator 2026.

·Maqedonia
Dizeli shtrenjtohet, benzinat ulen — çmimet hyjnë në fuqi më 22 shtator

Botuar: 21 Shtator, 2026, 15:32 — Komisioni Rregullator për Energji miratoi llogaritjen e re të çmimeve të karburantit, që hyn në fuqi në orën 00:01 më 22 Shtator 2026.

Ndryshimet kryesore të çmimeve

Sipas vendimit të ri EURODIESEL BS shtrenjtohet për 5.50 denarë për litër dhe do të shitet me 104.50 denarë për litër. Benzinat ulen për 1.50 denarë për litër: EUROSUPER BS-95 do të shitet me 99.00 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 101.00 denarë për litër.

Nafta shumë e lehtë për ngrohje u ul për 7.00 denarë dhe do të kushtojë 102.50 denarë për litër. Mazuti M-1 NS shtrenjtohet për 1.835 denarë për kilogram dhe çmimi i ri do të jetë 50.078 denarë për kilogram.

Komisioni shpjegon se në llogaritje janë rritur çmimet referencë në tregun botëror, veçanërisht për dizelin ku rritja është 6.772 për qind. Kursi i denarit ndaj dollarit ka qenë rreth 0.753 për qind më i lartë krahasuar me llogaritjen e mëparshme.

Në llogaritje u aplikua akcizë e ulur prej 4.00 denarësh për litër për benzina, dizel dhe naftë shumë të lehtë, si dhe një normë e preferuar TVSH-je prej 10 për qind për dizelin dhe naftën shumë të lehtë.

Çmimet e reja pritet t1ihen në pompave të karburantit që nga minuta e parë e 22 Shtatorit 2026.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm