Kryefaqja
Bota

Tableta ditore daraksonrasib i zvogëlon dhe te disa pacientë i eliminon tumorët e pankreasit

Rrezultatet e hershme tregojnë ndalimin e rritjes te pothuajse të gjithë 61 pacientët dhe tumorë të padetektueshëm te disa

·Bota
Tableta ditore daraksonrasib i zvogëlon dhe te disa pacientë i eliminon tumorët e pankreasit

Ekspertët njoftuan për një përparim që e përshkruan si zbulimin më të madh në trajtimin e kancerit të pankreasit në dekada: një tabletë ditore që duket se i zvogëlon dhe te disa pacientë i eliminon tumorët.

Rezultate paraprake tregojnë kontroll të tumorit tek pjesa më e madhe e pjesëmarrësve

Në testimet klinike në faza të hershme, tek një nga 12 pacientë që morën daraksonrasib së bashku me kimioterapi, në skanimet nuk u vërejtën shenjat e kancerit. Nga grupi më i gjerë, tek pothuajse të gjithë 61 pjesëmarrësit me kancer pankreasi të avancuar që kishte përhapje, tumorët ndaluan së rrituri.

Preparati daraksonrasib tashmë është miratuar në SHBA dhe vepron duke bllokuar dhe “çaktivizuar” mutacionet e caktuara që nxisin rritjen e tumorit në shumë raste të kancerit pankreas.

Mjekët theksojnë se duhet kujdes: ende nuk dihet se sa gjatë trajtimi mund ta mbajë sëmundjen në distancë dhe nuk duhet konsideruar si kurë. Studimi i ndoqi pacientët për rreth një vit e gjysmë, dhe te disa pacientë kanceri nuk është rikthyer gjatë asaj periudhe.

Në fazën e parë të provës, tumorët ndaluan së rrituri tek 90% e pacientëve; pak më shumë se 60% shënuan zvogëlim ose zhdukje të tumorit; dhe rreth 8% u bënë të padetektueshëm në skanime.

Kanceri i pankreasit njihet si një nga më të vështirët për t’u trajtuar dhe ka shkallën më të ulët të mbijetesës ndër kanceret e zakonshëm. Edhe pse kimioterapia mund të zvogëlojë paksa tumorët, shpesh kanceri rikthehet dhe shumica e pacientëve me sëmundje të avancuar kanë vetëm disa muaj jetë. Simptomat mund të përfshijnë të verdhëz, kruarje të lëkurës, urinë më të errët, jashtëqitje më të zbehtë, humbje të pashpjegueshme të peshës, lodhje dhe ethe.

Foto: PA)

Artikuj të ngjashëm