Dy raketa dhe një dron ranë në Poloni gjatë sulmit rus ndaj Ukrainës
Ministri i Mbrojtjes tha se Kh-101 u rrëzua në Lublin, rreth 50 km nga kufiri me Ukrainën, pa raportime për të lënduar.

Dy raketa dhe një dron ranë sot në territorin e Polonisë gjatë një sulmi të madh rus ndaj Ukrainës, thanë zyrtarët polakë.
Ministri i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, konfirmoi se një raketë kroçeruese Kh-101 u rrëzua pranë një fshati në vëndin e Lublin-it në lindje të Polonisë, rreth 50 kilometra nga kufiri me Ukrainën.
Ai shtoi se një raketë tjetër dhe një dron me motor turbinor ranë në dy lokacione të tjera. Deri tani nuk ka raportime për të lënduar ose dëme në infrastrukturën kritike.
Duke komentuar ngjarjen, Kosiniak-Kamysz paralajmëroi se e konsideronte këtë një provokim. "Po përballemi me një provokim tjetër nga Rusia. Sipas meje, data nuk është rastësore. Sot, koalicioni i të gatshmëve po zhvillon ushtrime. Disa vende ndodhen afër zonave ku vepruan forcat tona ajrore," tha ai.
Shërbimet e emergjencës dhe forcat ushtarake mobilizuan ekipe për të siguruar vendet e rrëzimit dhe për të shqyrtuar mbetjet. Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar nëse armët devijuan qëllimisht ose aksidentalisht në territorin polak.
Këto ngjarje rrisin tensionet përgjatë krahut lindor të NATO-s ndërsa qeveritë vëzhgojnë rreziqet e përhapjes nga luftimet në Ukrainë.
Foto: AP)


