Kryefaqja
Maqedonia

Elmazi: Deponia e Radushës e pastruar, mbollën fidanë

Kryetari i Sarajit thotë se pastrimi ishte premtim nga fushata dhe se po krijohet një hapësirë e re e gjelbër për komunitetin.

·Maqedonia
Elmazi: Deponia e Radushës e pastruar, mbollën fidanë

Më 26 shtator 2026 kryetari i komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, njoftoi se deponia e Radushës është pastruar dhe se në këtë vend janë mbjellë fidanë.

Elmazi tha se pastrimi ishte kërkesë e banorëve dhe një premtim i dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

Nga mbeturinat në hapësirë të gjelbër

"Atje ku dje kishte plehra, sot po mbjellim jetë. Pastrimi i deponisë në Radushë ishte kërkesë nga banorët dhe premtim që dhashë gjatë fushatës. Sot, ajo kërkesë është përmbushur, por nuk u ndalëm vetëm te pastrimi.

Sot mbollëm fidanë në këtë hapësirë, me qëllim që vendi që dikur ishte simbol i plehrave ta kthejmë në një hapësirë të pastër dhe të gjelbër për komunitetin," deklaroi kryetari i komunës.

Ai nënvizoi se ndërhyrja erdhi si përgjigje ndaj shqetësimeve të banorëve dhe se komuna do të ndërmarrë masa për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e hapësirës së re të gjelbër.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm