Kryefaqja
Magazina

Komisioni Evropian apelon: familjet të kenë furnizime emergjente për 72 orë

Komisioni këshillon që çdo familje të jetë e pavarur për tre ditë dhe të ketë përgatitur një çantë emergjence me dokumente dhe sende bazë.

·Magazina
Komisioni Evropian apelon: familjet të kenë furnizime emergjente për 72 orë

Komisioni Evropian nxorri udhëzime të reja që inkurajojnë familjet të përgatiten me rezerva bazë për të siguruar nevojat e tyre minimale për të paktën 72 orë në rast të prishjeve serioze të shërbimeve të përditshme. Udhëzimet u paraqitën më 3 nëntor nga Komisionerja për Përgatitje dhe Menaxhim të Krizave, Hadja Lahbib, gjatë Forumit Evropian për Mbrojtjen Civile.

Zyra e Komisionit rekomandon që çdo familje të ketë sasi të mjaftueshme uji të pijshëm, ushqime me afat të gjatë, barnat e nevojshme, artikuj të higjenës personale, drita baterie, bateri rezervë dhe paisje për komunikim në rast ndërprerje të energjisë ose telekomunikacioneve.

Nevojat e veçanta dhe çanta e emergjencës

Udhëzimet i kushtojnë vëmendje veçanërisht fëmijëve, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike, për të cilët ndërprerja e furnizimit me barna ose produkte të tjera bazë mund të paraqesë rrezik shtesë. Një nga rekomandimet është që çdo familje të përgatisë paraprakisht një çantë emergjence me dokumente ose kopje të tyre, barna bazë, ujë, ushqim, dritë baterie, karikues për telefonin celular dhe artikuj higjienikë.

Komisioni thekson se synimi nuk është të përhapet frikë apo panik, por të krijohen zakone për përgatitje të hershme. 72 orët e para pas shpërthimit të një krize konsiderohen veçanërisht të rëndësishme, pasi shërbimet emergjente mund të jenë të mbingarkuara dhe qasja te mallrat dhe shërbimet të jetë e kufizuar.

Si pjesë e strategjisë më të gjerë të rezistencës, Komisioni rekomandon kontrollime shtesë të sistemeve kombëtare të mbrojtjes civile për të vlerësuar kapacitetin e institucioneve kyçe — institucionet shëndetësore, shërbimet e shpëtimit dhe rrjetet e komunikimit — për të funksionuar në kushte ekstreme. Strategjia parashikon gjithashtu koordinim më të fortë ndërmjet shteteve dhe shkëmbim eksperiencash.

Hadja Lahbib njoftoi gjithashtu themelimin e një Dite vjetore të Përgatitjes në Bashkimin Evropian, e cila pritet të shënohet për herë të parë në tetor 2027, me qëllim të nxitjes së përfshirjes së qytetarëve, institucioneve dhe komuniteteve lokale në planifikimin për situata krize.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm