Kryefaqja
Bota

Drejtori i Volkswagen: „Situata është më shumë se kritike“

Oliver Blume thotë se kursimet aktuale nuk mjaftojnë dhe se një paketë e re – me mundësi rreth 50,000 shkurtime – duhet të jetë gati deri në fund të vitit.

·Bota
Drejtori i Volkswagen: „Situata është më shumë se kritike“

Drejtori i përgjithshëm i Volkswagen, Oliver Blume, deklaroi se kompania përballet me një situatë të tendosur dhe se masat e marra deri tani nuk janë të mjaftueshme për të siguruar konkurrueshmërinë afatgjatë.

Në një intervistë në intranetin e kompanisë, ai tha se margjina operative prej 3.8% është “solid”, por nuk është e mjaftueshme "për të gjeneruar fonde të mjaftueshme në afat të gjatë për teknologji të reja, produkte të reja dhe kapacitete prodhuese."

Paketë e re masash dhe shifra e mundshme e shkurtimeve

Blume njoftoi se duhen veprime urgjente dhe se po përgatitet një paketë e re masash për uljen e kostove, e cila pritet të miratohet deri në fund të vitit. Sipas tij, "Masat e deritanishme për reduktimin e kostove me 20% nuk janë të mjaftueshme."

Ai paralajmëroi se mund të jetë e nevojshme të shkurtohen rreth 50,000 vende pune për të rivendosur konkurrueshmërinë, një shifër që ka nxitur zemërim midis punonjësve dhe sindikatave. Sindikatat kërkuan takime urgjente me drejtuesit dhe paralajmëruan protesta.

Punonjësit dhe përfaqësuesit sindikalë kërkojnë shpjegime të hollësishme rreth planit afatgjatë të Volkswagen dhe kalendarit për çdo shkurtim të mundshëm. Sipas menaxhmentit, masat synojnë stabilizimin e biznesit dhe lirimin e burimeve për investime në elektrifikim dhe modele të reja.

Fjalët e Blume theksojnë sfidën e madhe me të cilën përballet prodhuesi më i madh i makinave në Evropë ndërsa përpiqet të balancojë kursimet me nevojat për investime teknologjike.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm