Kryefaqja
Bota

Irani përdori Starlink për të koordinuar sulmet ndaj forcave amerikane

Burime thonë se Irani u mbështet në Starlink si kanal alternativ pas goditjeve mbi infrastrukturën e komunikimit; Pentagon thotë se nuk di për raport.

·Bota
Irani përdori Starlink për të koordinuar sulmet ndaj forcave amerikane

Forcat iraniane kanë përdorur rrjetin satelitor të internetit Starlink të SpaceX për komunikim dhe koordinim gjatë sulmeve ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme, thanë katër burime të njohura me operacionet.

Sipas burimeve, ushtria iraniane nisi të mbështetet te ky rrjet si një kanal alternativ pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli forcuan sulmet mbi pjesë të infrastrukturës së komunikimit iraniane.

Raporti i CENTCOM dhe reagimi i Pentagonit

Një burim tha se Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) këtë verë i dorëzoi një raport të besueshëm sekret sekretarit të mbrojtjes Pit Hegset, sipas të cilit Irani kishte përdorur Starlink edhe për koordinimin e sulmeve me sisteme ajrore pa pilot. Një zëdhënëse e Pentagonit, Kingsley Wilson, tha se Departamenti i Mbrojtjes nuk ka dijeni për ekzistencën e një raporti të tillë.

Burimet thanë se Elon Musk mori vesh për përdorimin e paautorizuar të rrjetit nga Irani në fillim të marsit. As Musk dhe as SpaceX nuk u përgjigjën përpyetjeve. Kompania ndërkohë ka rritur kontrollet për shitjen e terminaleve.

Analistët paralajmërojnë se një ndërprerje e plotë e aksesit në Starlink brenda Iranit do të prekë edhe qytetarët e rëndomtë që varen nga rrjeti satelitor për të pasur qasje në internet kur lidhjet e tjera dështojnë, gjë që e bën të vështirë ekuilibrimin mes parandalimit të keqpërdorimit dhe ruajtjes së aksesit civil.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm