Kryefaqja
Maqedonia

Prokurorët publikë sot zgjedhin kreun e ri të OJO GOKK

187 prokurorë publikë do të zgjedhin mes pesë kandidatëve; votimi mbahet nga 08:00 deri në 16:00 dhe rezultatet shpallen në seancë publike.

·Maqedonia
Prokurorët publikë sot zgjedhin kreun e ri të OJO GOKK

Prokurorët publik sot zgjedhin kreun e ri të Prokurorisë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OJO GOKK).

Përmes një votimi të drejtëpërdrejtë dhe të fshehtë, gjithsej 187 prokurorë publikë me të drejtë vote do të zgjedhin mes pesë kandidatëve të regjistruar: Faton Azizi, Trajche Pelivanov, Lidija Raicevic, Iskra Hadzi Vasileva dhe Jovan Cvetanovski. Vendvotimet do të jenë të hapura prej orës 08:00 deri në 16:00.

Komisioni dhe procedura

Zgjedhjet po kryhen nga komisioni i formuar nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, në përbërje Ermon Neziri, Svetlana Stojkovic dhe Keti Petkova. Pas përfundimit të votimit, rezultatet do të përmblidhen në një seancë publike e cila do të transmetohet në drejtpërdrejt nga Agjencia e Informacionit e Maqedonisë.

Të pesë kandidatët i prezantuan programet e tyre në seancën e Këshillit të Prokurorisë Publike më 13 tetor të këtij viti. Programet i vendosin në fokus forcimin e kapaciteteve hetimore, luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, hetimet financiare, rritjen e efikasitetit në procedura dhe pavarësinë më të madhe të Prokurorisë.

Njoftimi për zgjedhjen e prokurorit themelor të OJO GOKK u publikua në Fletoren Zyrtare më 21 gusht të këtij viti. Procedura po zhvillohet për shkak se i ka skaduar mandati kreut aktual Islam Abazi, i cili u zgjodh në këtë funksion në tetor 2022.

Rezultati i votimit do të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të prokurorisë që merret me çështjet më komplekse për krim të organizuar dhe korrupsion në vend.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm