Kryefaqja
Maqedonia

Rrethrrotullimi në Tetovë u bë parkim, komuna premton masa

Banorët alarmojnë për mungesën e vendeve të parkimit dhe parkim të pa rregullt; nga komuna paralajmërohen zgjidhje infrastrukturore dhe periudhë testuese.

·Maqedonia
Rrethrrotullimi në Tetovë u bë parkim, komuna premton masa

Një rrethrrotullim i ri në Tetovë, i cili duhej të lehtësonte trafikun, është shndërruar në një parkim joformal pasi individë filluan tti i linin automjetet mbi karrexhat, duke krijuar rrezik për sigurinë dhe bllokim urban shtesë, thonë banorët.

„Unë para banesës sime kurrë nuk mund të gjej parkim, nëpër këto rrugë lufton për gjysmë ore ku ta parkoj, dhe çdo ditë është i njëjti problem. Ka shumë ndërtesa, shumë makina.“

„Për shembull jetoj në këtë pallat pas meje, për 142 apartamente ka vetëm 42 vende parkimi, kështu mund të imagjinoni çfarë kaosi është. Dhe çdo familje mesatarisht ka dy makina në shtëpi që do të thotë problemi është i madh.“

„Për shembull tek unë, jetoj në Blokun 77, më parë kishte parkime sa ishin apartamentet, tani nuk ka dhe kanë ardhur të banojnë edhe nga fshatrat e tjera, është i zënë, do të thotë problemi ekziston. Për më tepër, erdh gjatë ditës dhe kërko parkim, nuk ka.“

Planet dhe masat e komunës

Komuna e përmend Planin e mobilitetit në të cilin janë përcaktuar mbi 10.000 vende parkimi si pjesë e zgjidhjes afatgjatë. Kryetari i qytetit Biljal Kasami, i cili e udhëheq qytetin në mandat të dytë, propozon masa të kombinuara: garazha me kate, futjen e rrugëve me njëkah për të pasur parkim zonal, parkingje të mbyllura dhe zgjidhje të tjera infrastrukturore.

„Tani kemi një zgjidhje integrale për të zgjidhur këtë problem, por jemi të vetëdijshëm se edhe pse tani formal-ligjërisht kemi përfunduar tërë procedurën, zbatimi në terren nuk do të jetë i lehtë. Prandaj është parashikuar, qoftë një muaj qoftë tre muaj, të kemi një periudhë testuese,“ thotë kryetari Biljal Kasami. Komuna, gjithashtu, hodhi poshtë studimin e fizibilitetit për partneritet publik-privat për parkimet dhe njoftoi se menaxhimi i parkimit do të vazhdojë të kryhet nga ndërmarrja komunale.

Foto: material për shtyp nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm