Leslie Warner: Mund të mbroj lojtarë në pozicione të ndryshme
Futja amerikane lavdëroi ambientin dhe stafin dhe do të udhëtojë me skuadrën për mini-kampin në Gevgelija që përfundon më 6 shtator.

Përforcimi amerikan Leslie Warner shpërfaqi përshtypjet e para pas bashkimit me kampionët e Maqedonisë, MZT Shkup, duke vlerësuar ambientin, bashkëlojtarët dhe stafn trajnuese dhe duke vendosur objektiva të larta për sezonin e ri.
“Më pëlqen ekipi, atmosfera, qyteti është i shkëlqyer, dhe ushqimi është super. Deri tani po shijoj gjithçka që ofron Aerodromi. Mendoj se gjeta shtëpinë time jashtë shtëpisë,” tha Warner në fillim të bisedës.
Warner pranoi se nuk kishte shumë informacione para ardhjes, por eksperienca e fundit në Greqi e ndihmoi që të përshtatet më lehtë.
“Nuk dija shumë para se të vij. Vitin e kaluar luaja në Greqi, kështu që e dija për Maqedoninë sepse isha afër. Por nuk kasha informacion të detajuar, prandaj jam i sigurt se tani do të mësoj shumë më tepër për ambientin ku do të qëndroj gjatë periudhës së ardhshme,” shtoi ai.
Roli i tij: shumëanësh dhe i fokusuar në fitore
Qëllimi i momentit për Warner është përgatitja dhe krijimi i kimisë së duhur mes lojtarëve para sfidave zyrtare.
“Pres që të bashkohemi dhe të ndërtojmë një kimikë të shkëlqyer ekipi, veçanërisht tani që po shkojmë në një kamp të shkurtër përgatitor jashtë Shkupit. Dëshira ime e vetme janë fitoret dhe titujt kampion. Ekipi është i mrekullueshëm, të gjithë pajtohemi dhe mendojmë njësoj — të gjithë duam vetëm fitore dhe shpresoj që këtë do ta tregojmë shpejt në parket. Po prisnim që të na bashkoheshin edhe reprezentuesit që të hynim në ritëm të plotë. Tani gjithçka është si duhet,” tha ai për gjendjen në skuadër.
Për pyetjen se çfarë mund të presin tifozët, ai u shpreh: “Mund të bëj nga pak nga çdo gjë. Detyra ime është të shënoj — prandaj jam sjellë këtu, por mbrojtja është gjithashtu një nga pikat e mia të forta. Mund të ruaj lojtarë në pozicione të ndryshme,” shpjegoi Leslie Warner.
Ai përfundoi me fjalë mirënjohjeje për trajnerët: “Bashkëpunimi me stafin trajnuese ka qenë i shkëlqyer që nga dita e parë, vërtet po shijoj punën me ta. Besoj se në fund do të gëzohemi së bashku dhe do t'i urrojmë njëri-tjetrit për atë që do të arrijmë këtë sezon,” përfundoi Warner.
Skuadra do të udhëtojë për në Gevgelija për një mini-kamp të shkurtër; qëndrimi do të kulmojë të dielën, më 6 shtator, me ndeshjen e parë miqësore kundër Kozhuv.
Foto: material shtypi nga ngjarja


