Kryefaqja
Politika

Mickoski: Maqedonia është viktimë e një lloji të ngacmimi në rrugën drejt BE-së

Në Concordia, kryeministri paralajmëroi për kërkesa bilaterale që rrezikojnë identitetin maqedonas.

·Politika
Mickoski: Maqedonia është viktimë e një lloji të ngacmimi në rrugën drejt BE-së

Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh para pjesëmarrësve të samitit Concordia në New York, që mbahet paralelisht me Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke folur për pengesat në procesin e antarësimit të Maqedonisë në BE.

Në panel së bashku me nënkryeministren e Gjeorgjisë, Maka Botchorishvili, Mickoski u ndal te përpjekjet e disa shteteve anëtare të BE-së për të përdorur procesin e integrimit për të kërkuar çështje bilaterale që, sipas tij, synojnë ndryshimin e identitetit maqedonas. Ai përmendi se nga Brukseli vijnë edhe mesazhe pozitive për të ardhmen e vendit.

Rrugëtimi dhe pasojat për qytetarët

Mickoski theksoi se ky proces zgjat gati dy e gjysmë dekada dhe se vendi ka bërë të shumta koncesione që kanë rritur frustrimin publik, duke përmendur ndryshime simbolike dhe kushtetuese.

Ai u shpreh: "Ne e filluam udhëtimin tonë para pothuajse dy e gjysmë dekadash. Dhe, fatkeqësisht, për shkak të disa arsyeve artificiale, nuk kemi arritur të bëhemi pjesë e BE-së. Ndoshta një ditë do ta arrijmë këtë gur-themelor. Ndërkohë, frustrimi tek qytetarët maqedonas është i madh, sepse në të kaluarën bëmë shumë koncesione: e ndryshuam flamurin, Kushtetutën e ndryshuam disa herë, madje e ndryshuam edhe emrin kushtetues, dhe e gjithë kjo na duket si një histori pa fund. Por, sidoqoftë, ne besojmë në vlerat europiane dhe do të vazhdojmë kështu, për të gjetur më në fund një dalje nga kjo situatë e mbyllur në të cilën ndodhemi tani."

Mickoski përsëriti se Maqedonia është "viktimë e një lloji të ngacmimi" dhe se alternativa e paraqitur është të jesh brenda apo jashtë BE-së — dhe kush dëshiron të hyjë duhet të pranojë kërkesat që i parashtrohen. Ai tha se qeveria është e gatshme të ecë përpara për të kërkuar një zgjidhje.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm