Kryefaqja
Maqedonia

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall thirrje për ndërmjetësues arsimorë romë — 50 në fillore, 35 në mesore

Aplikimet pranohet deri më 7 tetor; shpërblimi mujor është 20.000 denarë për periudha të përcaktuara në 2026 dhe 2027.

·Maqedonia
Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall thirrje për ndërmjetësues arsimorë romë — 50 në fillore, 35 në mesore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur thirrje publike për rekrutimin e ndërmjetësuesve arsimorë romë, duke kërkuar 50 ndërmjetësues për shkollat fillore dhe 35 për shkollat e mesme; afati për aplikim është deri më 7 tetor.

Detyra, vendndodhjet dhe kushtet kontraktuale

Ndërmjetësuesit do të ofrojnë mbështetje për nxënësit romë nga familjet në nevojë sociale ose që kanë qenë jashtë sistemit arsimor për periudha të gjata. Ata do të punojnë për rritjen e ndërgjegjësimit mbi mundësitë dhe qasjen ndaj shkollave, do të organizojnë takime rregulltare sensibilizimi për komunitetin dhe stafin shkollor mbi nevojat e grupeve të cenueshme, do të bashkëpunojnë me bashkëpunëtorët profesionalë dhe mësuesit për përmirësimin e rezultateve dhe do të ndërmarrin masa për uljen e braktisjes së procesit arsimor.

Ndërmjetësuesit për shkollat fillore do të vendosen në komunat: Shuto Orizari, Karposh, Gjorce Petrov, Cair, Centar, Kisela Voda, Aerodrom, Gazi Baba, Butel, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Bitolj, Prilep, Kumanovë, Shtip, Koçan, Vinicë, Delçevë, Berovë, Veles/Gradsko, Kavadarçë, Kriva Palanka, Ohër, Negotinë, Ilinden dhe Radovish.

Po ashtu, do të angazhohen 35 ndërmjetësues në mënyrë të përkohshme në shkollat e mesme në: Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Bitolj, Prilep, Kumanovë, Shtip, Koçan, Vinicë, Delçevë, Berovë, Ohër, Strugë, Veles, Negotinë dhe Kavadarçë.

Kandidatët duhet të jenë të papunë ose të punojnë me orar të shkurtuar, të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të jenë pjesë e komunitetit rom. Për angazhimin do të marrin një shpërblim mujor prej 20.000 denarësh për maksimum dy muaj gjatë vitit 2026 dhe për tetë muaj gjatë vitit 2027. Thirrjet përfshijnë detajet e detyrave, kriteret për kandidatët dhe mënyrën e aplikimit.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm