Kryefaqja
Maqedonia

Timcho Mucunski: “Është e pamoralshme që një shtet anëtar i BE të bëhet strehë për persona të dënuar dhe persona kundër të cilëve zhvillohen procedime”

Ministri tha se çdo zgjidhje për integrimin evropian me Bullgarinë kërkon konsensus nga shtetet anëtare.

·Maqedonia
Timcho Mucunski: “Është e pamoralshme që një shtet anëtar i BE të bëhet strehë për persona të dënuar dhe persona kundër të cilëve zhvillohen procedime”

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timcho Mucunski, deklaroi më 29 tetor 2026 se “është e pamoralshme që një shtet anëtar i Bashkimit Evropian të bëhet strehë për persona të dënuar dhe persona kundër të cilëve zhvillohen procedime”. Komentet i bëri në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun sllovak Juraj Blanar.

Mucunski theksoi se do të jetë i kujdesshëm me formulimet, duke iu referuar edhe qëndrimit të kryeministrit Hristijan Mickoski, dhe shtoi se Shkupi nuk dëshiron që çështja të degradojë në një temë të fushatës zgjedhore në Bullgari.

Dialogu me Bullgarinë dhe konsensusi i BE-së

Ai ripërsëriti se, si vend kandidat, Maqedonia e Veriut pret që shtetet anëtare të BE-së t’i respektojnë standardet më të larta lidhur me sundimin e ligjit. Dialogu bilateral me Bullgarinë për integrimet evropiane, tha Mucunski, vazhdon dhe përfshin komunikim të vazhdueshëm me përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së.

“Ka dialog dhe ai do të vazhdojë. Para disa ditësh në Mal të Zi u takova me ministrin francez për çështjet evropiane, ku mes tjerash diskutuan edhe për këtë temë. Sot këtu është kolegu Juraj, dhe kjo ishte një nga temat për të cilat biseduam në mënyrë aktive, sepse, në fund të fundit, të gjitha vendimet që lidhen me integrimin tonë evropian kërkojnë konsensus. Kjo do të thotë se çdo zgjidhje për të cilën punojmë me Bullgarinë, e cila hipotetikisht do të ishte në linjë me pozicionet tona, një zgjidhje e qëndrueshme, duhet të ketë konsensusin e të gjitha shteteve anëtare. Pra, ka dialog me Bullgarinë, ka dialog me institucionet evropiane për këtë çështje dhe ka dialog me të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë çështje, sepse në lidhje me rrugën evropiane nuk kemi alternativë,” tha Mucunski.

Ai theksoi se aktualisht nuk ka një takim të planifikuar me homologen e tij bullgare Velislava Petrova, por se në dhjetor do të ketë disa formate ku mund të takohen, përfshirë mbledhjen e ministrave të jashtëm të NATO-s. Ai shtoi se Maqedonia e Veriut pret të jetë nikoqire e një formati të ministrave të jashtëm për bashkëpunim të vendeve të Evropës Juglindore me Ukrainën në dhjetor.

“Ne presim të jemi nikoqir të një formatit të ministrave të jashtëm për bashkëpunimin e vendeve të Evropës Juglindore me Ukrainën gjithashtu në muajin dhjetor, kështu që besoj se do të ketë mundësi të takohem me kolegen time nga Bullgaria dhe të diskutojmë hapur për rrugën evropiane, por edhe të diskutojmë hapur për çështje të caktuara që na shqetësojnë si fqinj dhe jo vetëm si vend kandidat, por edhe si anëtar i barabartë i NATO-s, për gjendje që na shqetësojnë nga sjellja atje, por sot do të ndalem këtu sepse qëllimi im nuk është që deklarata ime të bëhet pjesë e një fushate politike në Bullgari,” shtoi Mucunski në konferencën për shtyp me Blanar.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm