OpenAI ndalon llogaritë e ChatGPT të lidhura me Rusinë të përdorura në fushatë të fshehtë për dezinformim
Kompania thotë se operacioni u mbështet në postime të gjeneruara nga IA, materiale akademike të kopjuara dhe një "indeks sovraniteti" që promovonte Rusinë.

OpenAI ka bllokuar një grup llogarish ChatGPT të gjurmueshme në Rusi, që kompania thotë se u përdorën për të mbështetur një fushatë të fshehtë ndikimi online dhe për përhapje dezinformimesh.
Kompania zbuloi rastin pasi hetuan postime të ndryshme në rrjetet sociale të gjeneruara me inteligjencë artificiale, që çoi në zbulimin e "një operacioni shumë më të gjerë për ndikim".
"Fushata ishte ndërtuar rreth një faqeje interneti me punime akademike të kopjuara dhe të atribuuara gabimisht, një indeks të sovranitetit, i cili paraqiste Rusinë në një dritë të favorshme, si dhe përpjekje për të fshehur origjinën ruse të operatorëve," tha kompania, duke vënë në dukje se materialet i jepnin dukshmëri dhe besueshmëri narrativave të dëshiruara.
Përdorimi i IA për krijimin e autoritetit
Sipas OpenAI, operatorët fusnin udhëzime në gjuhën ruse në ChatGPT për të gjeneruar komente për platformat sociale; ato më pas publikohej në Substack, Telegram, X, Facebook dhe LinkedIn. Kompania tha se ishte kërkuar nga modeli të fshihte të gjitha shenjat gjuhësore që mund të tregonin për origjinë ruse, dhe se ishin përdorur rrjete private virtuale (VPN) për të fshehur vendndodhjen e aksesit.
Shumica e përmbajtjes së gjeneruar promovonte një organizatë të quajtur International Burke Institute. OpenAI tha se faqja e institutiz përmbante artikuj të kopjuar nga punime të vërteta akademike, herë pas here me atribuime të rreme të autorëve. Fushata gjithashtu krijoi një "indeks të sovranitetit" që lavdëronte Rusinë dhe denigronte vendet perëndimore.
OpenAI njoftoi se ndjeshmëria e menjëhershme e operacionit dukej e kufizuar, por paralajmëroi se shqetësimi kryesor ishte infrastruktura e krijuar: faqet dhe postimet që imitonin institucione të besueshme, citonin ekspertë të pretenduar dhe ripublikonin materiale akademike për të ndërtuar besueshmëri me kalimin e kohës.
Në shkurt OpenAI tha se kishte mbyllur llogaritë e ChatGPT të lidhura me Rajber, një kompani mediatike pro‑ruse që qeveria britanike e përshkruan si "pjesërisht e koordinuar nga administrata presidenciale", e financuar nga korporata shtetërore ruse Rostec dhe që bashkëpunon me anëtarë të shërbimeve ruse të zbulimit. Veprimi i fundit demonstron se si aktorët mund të kombinojnë platformat online dhe mjetet e inteligjencës artificiale për të ndërtuar rrjete me përmbajtje që duket autoritative.
Foto: Jakub Porzycki/NurPhoto / Shutterstock Editorial / Profimedi


