Osijek i ofron Admir Ljatifit kontratë deri në 2028, Celta dhe Freiburg në garë
Osijek planifikon kontratë deri në 2028 dhe rritje të klauzolës së blerjes përpara interesit nga Spanja dhe Gjermania.

Admir Ljatifi po merr status të rëndësishëm te Osijek dhe klubi po përgatit një kontratë të re deri më 2028 për ta siguruar. Sulmuesi, i lindur në 2007, ka marrë kohë të konsiderueshme loje dhe ka bindur stafin.
Osijek synon jo vetëm të zgjerojë marrëveshjen, por edhe të rrisë klauzolën e blerjes për t'u mbrojtur nga ofertat e mundshme. Sipas raporteve, për Ljatifin interes për shfaqin Celta Vigo nga Spanja, ndërsa në Gjermani e ndjek Freiburg.
Ljatifi është produkt i akademisë New Stars dhe ka luajtur më parë në kampionatin vendas për Makedonija GP dhe Besa Dobri Dol para se të transferohej në Kroaci. Përparimi i tij te Osijek nis të ndikojë edhe në karrierën e tij ndërkombëtare.
Paraqitjet në përfaqësueset e moshave
Ai ka mbi 25 paraqitje për përfaqësueset e moshave të Maqedonisë së Veriut dhe, megjithëse është i lindur në 2007, ka tashmë tre paraqitje për ekipin U21, një tregues i shpejtësisë së përparimit të tij.
Me kontratën e re deri në 2028, Osijek synon ta mbajë Ljatifin edhe për disa vite dhe të rrisë vlerën e tij në rast se klube si Celta ose Freiburg vendosin t'i bëjnë oferta konkrete.
Foto: https:\/\/www.instagram.com\/4sport_football_agency\/


