Kryefaqja
Bota

Tetë të vdekur në sulm të armatosur në Turqi

Të paktën tetë të vrarë në sulme në tri fshatra të İhsaniye; dyshuari u ndalua pas shkëmbimit të zjarrit me xhandarmërinë pranë Seyit Gazi.

·Bota
Tetë të vdekur në sulm të armatosur në Turqi

Të paktën tetë persona u vranë, ndërsa një tjetër u plagos rëndë në sulme të armatosura në tri lokacione në rajonin İhsaniye të provincës Afyonkarahisar në Turqi.

Sulmuesi hapi zjarr me armë ndaj banorëve në tri fshatra të zonës, dhe më pas u largua me mjet.

I dyshuari lokalizohet dhe rrethohen pranë Seyit Gazi

Policia nisi menjëherë një kërkim, dhe dyshuari u lokalizua pranë Seyit Gazi në provincën Eskişehir, ku forcat e sigurisë e rrethuan atë.

Gjatë përpjekjes për arrestim, ai hapi zjarr ndaj pjesëtarëve të xhandarmërisë, duke lënduar lehtë dy prej tyre. Në fund dyshuari u neutralizua dhe u arrestua.

Autoritetet turke njoftuan se të gjitha institucionet kompetente janë përfshirë në hetim për të sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat e sulmeve. Rrugët drejt zonave të prekura janë bllokuar dhe hetimi vazhdon.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm