Partia e ministrit Ivan Stoilkovic lavdëron kriminelin e luftës Ratko Mladić
Një postim në faqen e Partisë Demokratike të Serbëve paraqet Mladić si ushtar dhe gjeneral dhe thotë se shumë serbë do ta kujtojnë si “gjeneralin e tyre”, jo për Hagun dhe burgun.

Në faqen e Facebook-ut të Partisë Demokratike të Serbëve, të cilës i prin Ivan Stoilkovic — ministër për Vetëqeverisje Lokale — u publikua një shkrim që pas vdekjes së Ratko Mladić e paraqet atë si ushtarak, gjeneral dhe si një njeri që jetën e vuri në shërbim të popullit të tij.
Postimi, i ndarë në faqen zyrtare të partisë, thotë se shumë serbë e përjetonin Mladić si një mbrojtës të afërt në momentet më të vështira dhe se për shkak të kësaj do ta kujtojnë në atë mënyrë, e jo për Hagun dhe për burgun.
Në deklaratë thuhet se shumë serbë e perceptonin Mladić si "gjeneralin e tyre", një figurë "që ishte me ta në momentet më të vështira dhe për shkak të kësaj do ta kujtojnë atë kështu, dhe jo për Hagun dhe për burgun."
Kush ishte Ratko Mladić?
Ratko Mladić u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, përfshirë përgjegjësinë për gjenocidin në Srebrenicë, ku u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë.
Formulimi i postimit nga partia vjen ndërkohë që debati politik dhe publik vazhdon për mënyrën se si duhet të kujtohen personazhet e lidhur me konfliktet e së kaluarës në rajon.
Foto: material shtypi nga ngjarja


