Plenkoviç: Dy shtete i morën 21 vjet Maqedonisë së Veriut në rrugën për BE
Plenkoviç tha se bllokadat gjatë periudhës 2005–2026 i kanë kushtuar Maqedonisë së Veriut 21 vite në procesin e integrimit evropian.

Para nisjes së mbledhjes së Këshillit Evropian në Bruksel, kryeministri kroat Andrej Plenković tha se Maqedonia e Veriut ka humbur 21 vit nga afërsia institucionale me Bashkimin Evropian për shkak të bllokadave nga dy shtete.
Plenkoviç e krahasoi qasjen ndaj Malit të Zi
Ai solli shembullin e Maqedonisë së Veriut duke folur për qasjen e Zagrebit ndaj Podgoricës dhe kujtoi se në samitin e Zagrebit në vitin 2000 Maqedonia e Veriut ishte përpara Kroacisë në aspekt institucional.
“Keni shembullin e Maqedonisë së Veriut, e cila në kohën e samitit në Zagreb në 2000 ishte përpara Kroacisë në aspekt institucional. Ata ende nuk i kanë hapur negociatat. Ekzistojnë dy shtete që, të themi kështu, nga 2005 deri në 2026 i morën 21 vitet e afrimit institucional të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian,” deklaroi Plenkoviç.
Ai shtoi se, pavarësisht çështjeve të pazgjidhura ndërmjet këtyre vendeve, Kroacia zgjodhi një qasje më bashkëpunuese ndaj Malit të Zi.
“Pavarësisht trashëgimisë së vështirë, ndaj Malit të Zi u drejtuam shumë konstruktivisht,” tha kryeministri kroat, duke theksuar se Zagrebi ka identifikuar tetë çështje të pazgjidhura që Mali i Zi duhet t’i adresojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, kryesisht lidhur me marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe respektimin e vlerave evropiane.
Foto: material shtypi nga ngjarja


