Kryefaqja
Bota

Vlerësohet se Rusia ka mbi 720,000 të vrarë në luftën në Ukrainë

Të dhënat e pavarura ruse sugjerojnë se viktimat ushtarake janë dukshëm më të shumta se sa numrat zyrtarë.

·Bota
Vlerësohet se Rusia ka mbi 720,000 të vrarë në luftën në Ukrainë

Mediumet e pavarura ruse Mediazona dhe Meduza kanë siguruar të dhëna që tregojnë se Rusia mund të ketë humbur mbi 720,000 anëtarë të shërbimeve ushtarake në luftën në Ukrainë. Një shifër e tillë, nëse konfirmohet, pasqyron humbje njerëzore të papara që nga Lufta e Dytë Botërore.

Si u arrit vlerësimi

Derisa Rosstat, agjencia shtetërore e statistikave, konfirmoi deri në fund të shtatorit vdekjen e 490,000 anëtarëve të forcave të armatosura, analistët thonë se kur merret në konsideratë vonesa në regjistrimin e vdekjeve dhe ushtarët e shënuar si të zhdukur në operacione, vlera ngjitet mbi 720,000 të vdekur.

Këto humbje tejkalojnë në mënyrë të konsiderueshme viktimat e Bashkimit Sovjetik në Afganistan gjatë viteve 1980, si dhe viktimat në të dy luftërat čeçene gjatë viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000, duke treguar ndikimin e thellë demografik të konfliktit.

Në vitin 2025 Rosstat ndaloi publikimin e të dhënave demografike, çka e bëri më të vështirë ndjekjen e kostos njerëzore të luftës dhe ndikimit të saj mbi statistikat e popullsisë në Rusi.

Të dhënat e disponueshme gjithashtu tregojnë se që nga fillimi i pushtimit, lufta ka mbërritur të jetë shkaku i katërt më i shpeshtë i vdekjes në Rusi, pas sëmundjeve të zemrës, koronavirusit, goditjes në tru dhe sëmundjeve të tjera të qarkullimit të gjakut.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm