Vazhdon gjykimi i Iva Mihailova — dëshmuan ekspertët
Ekspertët dëshmuan në gjykatë; Mihailova thotë se dyfishja shtetësi i pamundëson trajtimin jashtë vendit pasi kërkesa për dokumente u refuzua.

Gjykimi i Iva Mihailova nga Koçani vazhdoi sot në Gjykatën Themelore në Koçan, ku ajo akuzohet për shkaktim të një aksidenti rrugor me pasoja vdekjeje.
Para gjykatës dëshmuan ekspertët lidhur me aksidentin. Sallën e gjykatës e mbushën përsëri politikanë bullgarë dhe të afërm të Mihailovës, e cila thotë se për shkak të shtetësisë së saj të dyfishtë, maqedonase dhe bullgare, po diskriminohet nga institucionet maqedonase dhe nuk i lejohet t'i nënshtrohet trajtimit jashtë Maqedonisë.
Rreth ngjarjes
Aksidenti ndodhi në tetor të vitit të kaluar; një person humbi jetën, ndërsa disa të tjerë u lënduan, përfshirë edhe vetë Mihailovën. Ajo e mohon përgjegjësinë dhe thotë se aksidenti nuk ishte shkaktuar nga veprimi i saj.
Mihailova mori mbështetje nga deputetë bullgarë pasi kërkesa e saj për kthimin e dokumenteve personale u refuzua. Dokumentet i ishin konfiskuar si masa paraprake, për të mos lejuar udhëtimin për trajtim jashtë vendit.
Kërkesa e saj u refuzua nga Gjykata Themelore në Koçan në fillim të gushtit, dhe vendimi më pas u mbajt në fuqi nga Gjykata e Apelit në Shtip. Gjykimi do të vazhdojë me dëshmi dhe procedura të mëtejshme.
Foto: material shtypi nga ngjarja


