Kryefaqja
Bota

Putin akuzon Ukrainën për ndërhyrje në zgjedhjet ruse; Kievi e dënon votimin në territoret e okupua

Putin thotë se Kievi pengon bisedimet dhe ndërhyn në zgjedhjet; Kievi dhe grupet e të drejtave e dënojnë votimin në territoret e pushtuara.

·Bota
Putin akuzon Ukrainën për ndërhyrje në zgjedhjet ruse; Kievi e dënon votimin në territoret e okupua

Presidenti rus Vladimir Putin e akuzoi Ukrainën se pengon qëllimisht bisedimet për të përfunduar luftën dhe se ndërhyn në zgjedhjet parlamentare të Rusisë, të cilat vazhdojnë dhe do të zgjasin deri nesër. "Ukraina shumë kohë më parë u kthye në një diktaturë. Udhëheqja ukrainase nuk nxitohet të mbajë zgjedhje, por po përpiqet gjithashtu të ndërhyjë në punët tona," tha Putin, pa ofruar prova.

Votimi në territoret e okupura dhe reagimet e Kievit

Volodymyr Zelensky, i cili ka përfunduar mandatin presidencial, dhe zyrtarë të tjerë ukrainas thonë se në vend nuk mund të mbahen zgjedhje përderisa gjendja e jashtëzakonshme, e vendosur pas nisjes së pushtimit rus në shkurt 2022, është në fuqi.

Për herë të parë votimi për Dhomën e Ulët të parlamentit rus mbahet edhe në pjesët e Ukrainës të pushtuara nga Rusia. Autoritetet në Kiev e dënuan ashpër këtë veprim si të paligjshëm, dhe aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se banorët janë detyruar të marrin pjesë.

Autoritetet ruse thonë se në territoret e Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia ka më shumë se 3.5 milionë votues. Ato u aneksuan në mënyrë të paligjshme nga Rusia në shtator 2022, por ende nuk janë nën kontroll të plotë të Moskës. Pamjet nga vendvotimet tregojnë ushtarë të armatosur që sigurojnë votimin, dhe Putin theksoi se edhe ushtarët rusë të përfshirë në luftime do të votojnë. "Zgjedhja dhe vendosmëria juaj një herë e më shumë do të tregojnë se pas luftëtarëve tanë qëndrojnë miliona njerëz, se jemi një popull i bashkuar, i lidhur me vlera të përbashkëta, kujtesë historike dhe dashuri për atdheun dhe se askush nuk mund të na ndajë apo të na kërcënojë, as të minojë shtetësinë tonë dhe sistemin tonë politik," tha Putin para zgjedhjeve.

Kievi i bëri thirrje qeverive të huaja dhe organizatave ndërkombëtare që të mos e njohin votimin dhe paralajmëroi ukrainasit se pjesëmarrja në organizimin e votimit mund të sjellë përgjegjësi penale. Një koalicion i nëntë organizatave ukrainase për të drejtat e njeriut i bëri thirrje banorëve në territoret nën kontroll rus që të mos dalin për të votuar.

Qeveria ukrainase e përbuz këtë proces si "pseudo-zgjedhje", duke vënë në dukje se në garë janë dhjetë parti besnike ndaj Kremlinit, ndërsa opozita e pavarur është e ndaluar.

Foto: AP)

Artikuj të ngjashëm