Inspektorati Shtetëror i Tregut: Po punojmë për tejkalimin e mangësive të konstatuara nga auditimi
Inspektorati deklaron se ka nisur masa që nga 2025 për përmirësimin e evedencave, forcimin e stafit dhe digjitalizimin.

Inspektorati Shtetëror i Tregut (DPI) njoftoi se ka nisur masat për të përmirësuar mangësitë që Zyra Shtetërore e Auditimit evidentoi në raportin e saj, ku u dha një mendim i pafavorshëm mbi objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2024 dhe një mendim me rezervë për përputhshmërinë e veprimtarisë për periudhën e audituar 2023–2024.
Forcim i stafit dhe digjitalizim
„Pas marrjes së detyrës, nga ana jonë u vërejtën disa nga mangësitë dhe sfidat me të cilat përballet institucioni. Pikërisht për shkak të nevojës për një shqyrtim të plotë dhe të pavarur të gjendjes, u dorëzua kërkesë për kryerjen e auditimit te Zyra Shtetërore e Auditimit,“ deklaroi drejtori i DPI, Vlatko Stojkoski.
Stojkoski bëri të ditur se Inspektorati ka nisur veprime konkrete për eliminimin e mangësive të konstatuara, forcimin e kapaciteteve njerëzore, përmirësimin e evidencës financiare dhe materiale, si dhe për avancimin e procedurave inspektuese dhe proceseve digjitale. Ai shtoi se me mbështetjen e BE-së po përgatitet një zgjidhje softuerike për të përfshirë të gjitha proceset e punës në Inspektorat.
Drejtori theksoi se vëmendje e veçantë i kushtohet komplektimit të stafit dhe rritjes së kapaciteteve të inspektorëve, si dhe sigurimit të kushteve për testime laboratorike të vazhdueshme dhe kontroll të produkteve të rrezikshme. „Veprimet e ndërmarra për tejkalimin e mangësive të konstatueshme janë nisur që nga viti 2025, ndërsa periudha e audituar e përfshirë në raport është 2023–2024“, tha Stojkoski.
Raporti i Zyrës Shtetërore të Auditimit theksonte mungesë personale, digjitalizim të papërfunduar, dobësi në menaxhimin financiar dhe material në DPI, dhe kushte të pamjaftueshme për kontroll të vazhdueshëm të produkteve të pasigurta. DPI deklaroi se përshëndet gjetjet dhe rekomandimet e auditimit.
Institucioni njoftoi se do të vazhdojë me përforcimin e kapaciteteve të kontrollit dhe me modernizimin e sistemeve administrative dhe teknike për t'iu përputhur kërkesave ligjore dhe standardeve të sigurisë.
Foto: MIA


