SHBA-ja e humbi statusin e vendit pa fruth pas 26 vjetësh
PAHO konstatoi transmetim të vazhdueshëm të të njëjtit lloj për mbi 12 muaj; 10 vdekje këtë vit — numri më i lartë që nga vitet 1990.

Pas 26 vjetësh, Shtetet e Bashkuara humbën statusin e vendit që e kishte eleminuar fruthin, sipas Organizata Panamerikane e Shëndetit (PAHO), pas një rritjeje të rasteve dhe vdekjeve gjatë dy viteve të fundit.
PAHO: transmetim i pandërprerë i të njëjtit lloj për mbi 12 muaj
PAHO konstaton se në SHBA ekziston transmetim i pandërprerë i të njëjtit lloj të fruthit për më shumë se 12 muaj, gjë që çon në heqjen e statusit të eliminimit.
Këtë vit në vend janë regjistruar 10 vdekje të lidhura me fruthin, numri më i lartë që nga vitet 1990.
Drejtori i PAHO, Jarbas Barbosa, njoftoi se edhe Meksika dhe Bolivia kanë humbur statusin e vendeve që e kishin eleminuar fruthin, duke e atribuar rikthimin e sëmundjes në rajon në boshllëqet e vazhdueshme në vaksinim. Më herët këtë vit, në këtë listë ishin Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Austria, Rusia dhe Azerbajxhani.
Ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se humbja e statusit tregon për rinisjen e zinxhireve të transmetimit dhe shton nevojën për të mbyllur boshllëqet e vaksinimit, përforcuar survejancën dhe intensifikuar fushatat drejt komuniteteve me mbulim të ulët.
Foto: AP)


