Kryefaqja
Bota

SHBA do të hapë dy baza ushtarake në Groenlandë, marrëveshja nënshkruhet sot

Danimarka, Groenlanda dhe SHBA pritet ta nënshkruajnë marrëveshjen gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Nju Jork; teksti nuk është publik.

·Bota
SHBA do të hapë dy baza ushtarake në Groenlandë, marrëveshja nënshkruhet sot

Shtetet e Bashkuara planifikojnë të rivendosin një bazë ushtarake nga koha e Luftës së Ftohtë në jug të Groenlandës dhe të hapin një tjetër në bregun lindor, pjesë e një marrëveshjeje që do të nënshkruhet sot me Danimarkën dhe Groenlandën.

Konteksti

Vendet e përfshira janë Narsarsuaq, popullsia e të cilit është zvogëluar në disa dhjetëra njerëz pasi SHBA-ja mbylli bazën e saj Bluie West 1 në vitet 1950, dhe Mestersvig, që aktualisht përdoret nga patrulla daneze që shfrytëzon sanki me qentë.

Pritet që Danimarka, Groenlanda dhe SHBA-të ta nënshkruajnë marrëveshjen sot gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Teksti i marrëveshjes nuk është bërë publik.

Tre persona të njohur me dokumentin thanë se detajet nuk do të finalizohen derisa marrëveshja të nënshkruhet zyrtarisht.

Kjo nismë do të shënonte rikthimin e pranisë ushtarake amerikane në vendet e përdorura gjatë Luftës së Ftohtë dhe krijimin e një pike të re në bregun lindor të Groenlandës, megjithëse kushtet e plota do të mbeten të konfidenciale deri në nënshkrim.

Foto: AP)

Artikuj të ngjashëm