Kryefaqja
Maqedonia

Po ndërtohet parking për deputetët brenda zonës së sigurisë së Parlamentit

Projekti do të kushtojë rreth 1,6 milionë euro dhe tenderin e fitoi Stenton gradba.

·Maqedonia
Po ndërtohet parking për deputetët brenda zonës së sigurisë së Parlamentit

Po filluan punimet për krijimin e një parkingu për veturat e deputetëve dhe personelit zyrtar në zonën e sigurisë pranë Parlamentit në Shkup, në vendin ku më parë ishte parashikuar ndërtimi i një garazhi me kate. Inspektim në vend kishte bërë edhe kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi.

“Unë ndoqa nga afër rrjedhën e punimeve ndërtimore për rregullimin e hapësirës rreth Parlamentit. Kjo hapësirë po merr një pamje më të rregullt dhe më funksionale, duke krijuar kushte më të mira për parkim dhe për nevojat e përditshme të Parlamentit. Vazhdimi do të jetë me punë konkrete dhe me vëmendje ndaj çdo hapësire që kontribuon në funksionimin më efikas të Parlamentit,” tha Gashi.

Rregullimi i hapësirës dhe ndërtimi i parkingut do të kushtojnë rreth 1,6 milionë euro, ndërsa tenderin e ka fituar kompania Stenton gradba.

Fillimisht ishte parashikuar një garazh me kate me lartësi 9 metra, ku 15 përqind e objektit mund të shfrytëzohej për ambient biznesi, dyqane ose lokale shërbimesh. Më pas, Parlamenti miratoi një ligj që shpall hapësirën rreth Parlamentit zonë sigurie, gjë që ndalon ndërtimet dhe parashikon kompensim për kompaninë që kishte blerë truallin.

Sipas autoriteteve, zgjidhja e re synon të adresojë nevojat e përditshme operative të institucionit dhe qasjen me automjete brenda perimetrit të siguruar, si pasojë e vendimeve ligjore dhe planifikimit pas shitjes së parcelës.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm