Kryefaqja
Sporti

Shabani ndër kandidatët për MVP në EuroBasket B Division

FIBA e përfshiu Dion Shabanin në listën për MVP pas përfundimit të fazës së parë në Shkup dhe Gevgelija; ndeshjet për vendet rinisin nesër.

·Sporti
Shabani ndër kandidatët për MVP në EuroBasket B Division

Fazë e parë e EuroBasket B Division, e zhvilluar në Shkup dhe Gevgelija, përfundoi zyrtarisht; sot ekipet kanë një ditë pushim, ndërsa nga nesër në të dy qytetet do të vazhdojnë ndeshjet për vendet përfundimtare.

FIBA përgatiti një listë me kandidatë për çmimin MVP të turneut. Në listë është edhe lojtari i Kombëtares së Maqedonisë, Dion Shabani, i cili është ndër shënuesit më të mirë jo vetëm në fanellën e kuqe-e-zëllrtë, por edhe në gjithë turneun.

Votimi i tifozëve

FIBA përfshiu gjithashtu tifozët në procesin e përzgjedhjes: "Një numër i madh talentesh të rinj e kanë vënë emrin e tyre në konsideratë, dhe kjo është shansi juaj të zgjidhni favoritin tuaj dhe të na thoni se kush mendoni se duhet të shpallet MVP të shtunën. Thjesht zgjidhni favoritin tuaj nga sondazhi i tifozëve më poshtë, i përbërë nga kandidatët që ndriçojnë fushën duke përfaqësuar të gjitha ekipet kombëtare që marrin pjesë në ngjarje," vuri në dukje FIBA. Tifozët mund të japin votën e tyre përmes sondazhit të organizuar nga federata.

MVP-ja do të zgjidhet nga ajo listë kandidatësh dhe do të shpallet gjatë fazës përfundimtare të turneut.

Ndeshjet për vendet përfundimtare fillojnë nesër në Shkup dhe Gevgelija, ku ekipet do të luajnë për renditjet finale dhe vendet e ngjitjes brenda Divizionit B.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm