Kryefaqja
Bota

Votuesit zviceranë miratuan ndalim të fishekzjarreve dhe zbutje të rregullave për eksportin e armëve

Referendumi votoi për ndalimin e fishekzjarreve dhe për lehtësimin e autorizimeve për eksportin e pajisjeve ushtarake të prodhuara në Zvicër.

·Bota
Votuesit zviceranë miratuan ndalim të fishekzjarreve dhe zbutje të rregullave për eksportin e armëve

Votuesit zviceranë në një referendum miratuan dy ndryshime kryesore: ndalimin e fishekzjarreve dhe zbutjen e rregullave për eksportin e pajisjeve ushtarake, njoftoi Zyra Federale për Statistikë. Nismën për lehtësimin e kontrollit të eksportit të armëve e mbështetën 54,3% e votuesve.

Çfarë ndryshon në praktikë

Sipas dispozitave të reja, blerësit e pajisjeve ushtarake të prodhuara në Zvicër në shumë raste më nuk do të kenë nevojë për një autorizim të veçantë zviceran për t’i transferuar ato më tej drejt vendeve të tjera. Ky është një ndryshim i rëndësishëm nga qasja më parë e rreptë ndaj eksportit të armëve.

Derisa më parë, ligji zviceran ndalonte eksportin e armëve drejt vendeve të përfshira në konflikte të armatosura, pavarësisht nëse ishin agresor apo po mbronin territoret e tyre. Kjo politikë restriktive vështirësoi furnizimin për disa shtete mike dhe shkaktoi tensione diplomatike.

Në fillim të luftës në Ukrainë, refuzimi i Zvicrës për të lejuar transferimin e pajisjeve ushtarake të blera në vend krijoi probleme me aleatët e saj, si Gjermania, të cilët u detyruan t’i drejtohen furnizuesve të tjerë kur transferet nuk mund të autorizoheshin.

Qeveria zvicerane kishte shprehur shqetësim se rregullat rigoroze po dëmtonin konkurrueshmërinë e industrisë kombëtare të mbrojtjes — një argument që ndikoi dukshëm në debatin publik para votimit.

Foto: DPA)

Artikuj të ngjashëm