Kryefaqja
Maqedonia

Ndryshimet kushtetuese mbeten kusht për nisjen e negociatave, thotë Hristijan Mickoski

Kryeministri thotë se dokumenti i Komisionit është inkurajues, por kërkon miratim të Këshillit Evropian; ai mbrojti rekordet e reformave të qeverisë.

·Maqedonia
Ndryshimet kushtetuese mbeten kusht për nisjen e negociatave, thotë Hristijan Mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se qëndrimi i qeverisë ndaj ndryshimeve kushtetuese si kusht për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian mbetet i qartë dhe i paprekur, ndërsa shtoi se Qeveria do të përpiqet të avancojë procesin e integrimit pa u humbur dinjiteti kombëtar. Deklarata u bë gjatë një intervistë në Alsat TV pas bisedave me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Dokumenti i Komisionit Evropian inkurajues, por kërkon miratim të Këshillit Evropian

Mickoski akuzoi opozitën se keqinterpreton qëndrimet e qeverisë mbi kushtet kushtetuese dhe integrimin evropian. Ai insistoi se administrata e tij nuk e ka thënë kurrë se kushti do të hiqet, dhe përshkroi targetin e qeverisë si përpjekje për të gjetur një rrugë përpara duke ruajtur dinjitetin.

“Ne kurrë nuk kemi thënë se ky kusht nuk mbetet. Fatkeqësisht, qeveria e mëparshme e SDSM dhe DUI pranoi diçka që është pjesë e këtij procesi. Por, ajo që ishte qëllimi ynë që nga fillimi i Qeverisë, nëse i lemë anash ato budallallëqe që thotë drejtuesja aktuale e SDSM dhe DUI se ne kemi premtuar e pastaj kemi gënjyer, dhe nëse flasim për politikë reale, atëherë qëllimi ynë ishte të gjenim një mënyrë si ta lëvizim atë proces, dhe njëkohësisht të arrijmë të ruajmë dinjitetin, i cili me pranimin e atij kushti, do të bien dakord me mua, ishte jo vetëm i shkatërruar, por fjalë për fjalë i varrosur, duke pasur parasysh se këtij pranimi i kishte paraprirë një poshtërim tjetër, dhe ai ishte ndryshimi i emrit kushtetues,”

tha Mickoski, duke e përshkruar takimin me von der Leyen si të përmbajtjeshme dhe miqësor. Ai vlerësoi si pozitiv një dokument të publikuar nga Komisioni Evropian, por theksoi se çdo vendim të tillë duhet të miratohet nga Këshilli Evropian.

“Ndërkohë u shfaq ky dokument që e publikoi Komisioni Evropian, i cili mund të them se inkurajon, por ai dokument në fund të ditës duhet të miratohet nga Këshilli Evropian,”

shtoi kryeministri, dhe nënvizoi se mesazhi i presidentes së Komisionit Evropian i demanton pretendimet e opozitës – përfshirë edhe ato të liderit opozitar Venko Filipche – se qeveria nuk po realizon reforma. Ai përmendi se von der Leyen e vlerësoi punën e qeverisë si “mbresëlënëse”, duke e konsideruar këtë si një vlerësim të fortë pozitiv kundrejt kritikave të brendëshme.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm