Vandalizohen ambientet e KUD "Srpski vez" në Kumanovë, kryetari kërkon hetim të shpejtë
Maksim Dimitrievski kërkoi nga organet hetimore identifikimin dhe ndëshkimin e përgjegjësve pas vandalizimit të ambienteve të KUD "Srpski vez" në Kumanovë.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, reagoi në mënyrë të fortë pas vandalizimit të ambienteve të KUD "Srpski vez" në qytet dhe kërkoi nga organet hetimore të veprojnë shpejt.
Ai u kërkoi hetuesve të përcaktojnë identitetin e kryesve dhe t'i sjellin para drejtësisë.
Dimitrievski: Kumanova do të mbetet qytet i bashkëjetesës
"E dënoj me ashpërsi vandalizimin e ambienteve të KUD 'Srpski vez' në Kumanovë! Kërkoj nga organet e hetimit të përcaktojnë identitetin e kryesve dhe t'i dërgojnë para drejtësisë," tha Dimitrievski, duke kërkuar veprim të shpejtë nga policia dhe prokuroria.
Kryetari theksoi se akte të tilla e prishin qetësinë publike dhe nuk lidhen me dashurinë për vendin, por nxisin përçarje dhe urrejtje në shoqëri.
"Kumanova gjithmonë ka qenë një qytet i multikultures dhe bashkëjetesës, dhe do të mbetet i tillë; veprimet e tilla nuk janë patriotizëm por vetëm shovinizëm i pastër që nxit papajtueshmëri kombëtare kundër të cilës janë të gjithë qytetarët e Kumanovës," shtoi ai, duke kërkuar masa të përshtatshme ndaj përgjegjësve.
Foto: material shtypi nga ngjarja


