Kryefaqja
Maqedonia

Në Muzeun e Maqedonisë u hap ekspozita „Ngjyrat e Lirisë“

Një projekt ndërdisiplinor që bashkon idealin e Ilindetit, NÇL dhe referendumin e 1991 përmes artefakteve dhe artit bashkëkohor.

·Maqedonia
Në Muzeun e Maqedonisë u hap ekspozita „Ngjyrat e Lirisë“

Ekspozita "Ngjyrat e Lirisë" u hap në 8 shtator 2026 në Muzeun e Maqedonisë, në shenjë të 35-vjetorit të pavarësisë së shtetit.

Projekti u iniciua nga kuratorët e sektorëve të Historisë dhe të Historisë së Artit: Marija Petkovska, Tatjana Trajkovic, Aneta Popantoska dhe Zdravko Stojkovski. Në përgatitjen e ekspozitës morën pjesë edhe bashkëpunëtorë të tjerë të muzeut, tha drejtori Aleksandar Ristevski.

"Ata iniciuan një projekt tërheqës ndërdisiplinor, ku përfshijmë shumë fotografi historike, artefakte, dokumente dhe objekte, së bashku me një pjesë të madhe të autorëve më të rëndësishëm të artit bashkëkohor maqedonas, që i kemi në koleksionin e muzeut," u shpreh Ristevski.

Strukturë dhe mesazhe

Ekspozita paraqet traditat luftarake dhe krijuese si trashëgimi të qëndrueshme të shtetësisë dhe identitetit maqedonas. Ajo bazohet në tri shtylla: iden e Ilindetit, viktimat e Luftës Nacionalçlirimtare dhe vullnetin e qytetarëve për një shtet të pavarur të shprehur në referendumin e 8 shtatorit 1991. Pikturat dhe skulpturat e themeluesve të parë dhe të dytë të skenës vizuale moderne maqedonase, si dhe artefaktet e ekspozuara, bartin mesazhe historike, sociale dhe estetike.

"Këto vepra na kujtojnë se liria është trashëgimia më e çmuar që kemi dhe se ajo gjithmonë kërkon që ta ruajmë, ta respektojmë dhe ta zhvillojmë," tha Tatjana Trajkovic, kuratore në sektorin për Historinë e Artit në Muzeun e Maqedonisë.

"Ato përcjellin energjinë e brezave të rilindasve, revolucionarëve, partizanëve dhe artistëve, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e identitetit kulturor modern maqedonas," u shpreh Marija Petkovska, kuratore në sektorin për Historinë e Artit.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy muajt e ardhshëm, periudhë në të cilën Muzeu i Maqedonisë gjithashtu do të shënojë 50 vjetorin e ndërtimit të objektit ku funksionon sot.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm