Kryefaqja
Maqedonia

AUV ndaloi 96 gjedhe në Kriva Palanka

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari thotë se operacionet vazhdojnë pavarësisht terrenit të vështirë dhe pengesave nga pronarët e mëparshëm.

·Maqedonia
AUV ndaloi 96 gjedhe në Kriva Palanka

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) njoftoi se deri tani janë ndaluar gjithsej 96 gjedhe në Kriva Palanka, si pjesë e masave për të përballuar problemin me bagëtinë që lëviz në mënyrë të pakontrolluar në komunë.

Vështirësitë në terren

Agjencia tha se operacionet vazhdojnë pavarësisht sfidave të mëdha në teren, përfshirë lokacione të papërshtatshme dhe pengesa nga pronarët e mëparshëm të kafshëve.

Ekipet në terren po punojnë për të siguruar dhe larguar kafshët e ndaluara, me qëllim uljen e rrezikut ndaj trafikut dhe banorëve dhe parandalimin e dëmtimeve të pronës dhe kulturave bujqësore.

AUV nënvizoi se aktivitetet nuk kufizohen vetëm në masa të përkohshme: ajo po koordinon me institucionet kompetente shtetërore dhe me qeverisjen lokale për të gjetur një zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme për problemin e lëvizjes së pakontrolluar të bagëtisë.

Nuk u caktua një afat i saktë për përfundimin e operacionit, por autoritetet thanë se kompleksiteti i terrenit dhe presioni mbi burimet kërkojnë përpjekje të vazhdueshme derisa të stabilizohet situata.

AUV apelon për bashkëpunim nga pronarët e kafshëve dhe aktorët lokalë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme dhe për të shmangur incidente të ngjashme në të ardhmen.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm