Lista esenciale e barnave e përditësuar pas 11 vitesh
Janë shtuar 109 substanca aktive dhe është futur një klasifikim i ri i antibiotikëve për përdorim racional.

Pas 11 vitesh është përditësuar lista esenciale e barnave; lista e mëparshme ishte nga viti 2015, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski. Përditësimi është realizuar përmes Platformës Kombëtare për Barnat, në bashkëpunim me institucionet, profesionistët shëndetësorë, organizatat e pacientëve dhe me mbështetje teknike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Riorganizimi dhe pikat kryesore
Ministria shpjegoi se lista esenciale përcakton barnat që duhet t'u jenë në dispozicion punonjësve të shëndetësisë për trajtimin e gamës më të gjerë të sëmundjeve dhe shërben si udhëzues për mjekët, industrinë farmaceutike dhe për hartimin e udhëzimeve dhe protokolleve të trajtimit.
Lista e re është e ndarë në 28 fusha terapeutike dhe në nëngrupe dhe forma farmaceutike. Janë shtuar 109 substanca aktive të reja, deri në gjithsej 372 barnave në listë. Përveç shtimit të barnave, është ndryshuar qasja terapeutike dhe janë përcaktuar rrugë për zëvendësimin e barnave ekzistuese.
Ministri theksoi: "Kjo listë duhej të përditësohej më herët, sepse gjatë këtyre 11 viteve Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë disa ndryshime të mëdha në listën e saj. Në fakt, nevojshmëria për përditësim të kësaj liste esenciale bazohet në përditësimin e listës esenciale të OBSH-së. Çfarë është e re në listë? Ajo është sistematizuar në 28 fusha terapeutike, të përcaktuara në nëngrupe, forma farmaceutike etj. E re nuk është vetëm që kemi 109 barnave të reja (substanca aktive) në këtë listë, nga gjithsej 372 barnave të cilat janë në këtë listë, por novitete është gjithashtu që është ndryshuar qasja terapeutike. Janë vendosur rrugë për zëvendësime të mundshme të barnave ekzistuese dhe janë futur disa novitete të rëndësishme. Së pari, te antibiotikët janë ndarë në tri grupe: antibiotikë me spektrë të gjerë, antibiotikë nën mbikëqyrje dhe antibiotikë rezervë. Kjo është baza për vendosjen e strategjisë për luftën kundër përdorimit të paarsyeshëm të antibiotikëve dhe kundër rezistencës ndaj antibiotikëve, dhe përbën një ndryshim të rëndësishëm dhe një kontribut për shëndetin publik", tha Klekovski.
Ministria tha se përditësimi do të ndihmojë në përcaktimin e barnave që duhet të jenë të disponueshme në vend dhe të opsioneve që mjekët duhet të marrin parasysh kur përgatitin protokollet klinike.
Foto: К. Попов)


