Drejtori i zgjerimit të Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut është e bllokuar sepse nuk do të bëjë atë që dihet se duhet
Drejtori i zgjerimit në BE thotë se 'topi është te Shkupi' dhe se udhërrëfyesit indikativë për 2027 janë të mundshëm nëse negociatat përparojnë.

Drejtori i Zgjerimit dhe Fqinjesisë Lindore në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopman, tha në një intervistë për Balkans Debrief në Atlantic Council se pengesa për hapjen e klustrave të para të negociatave me Maqedoninë e Veriut "nuk është në Këshillin e BE-së. Pengesa është në vend."
"Topi është te Shkupi", thotë Kopman
Gazetarja Ilva Tare e pyeti nëse bllokada vjen nga Këshilli i BE-së ose nga një veto bullgare, duke përmendur se kanë kaluar 17 vjet nga rekomandimi i parë i Komisionit. Kopman kundërshtoi idenë se problemi është vetëm tek një shtet anëtar: "That is not only a Bulgarian question. That is a position of the EU. That is part of the Council conclusions." Ai nënvizoi se vendimi vendimtar duhet të merret në nivel kombëtar.
Kopman përmendi se duhet miratuar një udhërrëfyes dhe një plan veprimi për minoritetet, që sipas tij janë në fazë të avancuar përgatitore, por paralajmëroi: "Without the constitutional amendment, the process simply will not move forward. It really depends on the country itself."
Ai vuri në dukje se Maqedonia e Veriut tregoi këtë vit kapacitet për reforma përmes zbatimit të masave të vështira të planit për rritje, por shtoi se negociatat kanë ngecur sepse autoritetet nuk dëshirojnë të marrin vendimin e nevojshëm. "It is not blocked by a member state. It is blocked because, so far, it does not want to do what it knows it needs to do," tha Kopman. Kur Tare e pyeti nëse "topi është te Shkupi", ai u përgjigj: "Absolutely."
Përsa i përket përpjekjeve të Komisionit për të negociuar një zgjidhje, Kopman tha se Brukseli po bisedon me të gjitha palët, por theksoi sovranitetin: "It is a political choice. It is about a sovereign country. Nobody can force, nor wants to force, the country to do something it is not ready to do."
Ai gjithashtu theksoi mundësinë që, nëse ka përparim, Maqedonia e Veriut dhe Serbia të përfshihen në paketën e zgjerimit për 2027 me udhërrëfyes indikativ — të njëjtit që Malit të Zi, Shqipërisë, Moldavisë dhe Ukrainës iu dhanë këtë vit — dhe se të dy vendet kanë kapacitet administrativ për të avancuar shpejt nëse zgjedhin të veprojnë.
Foto: Printskrin


