Kryefaqja
Bota

Dy ushtarë paqeje të OKB-së të vrarë në pritë në Sudanin e Jugut

Dy ushtarë paqeje të OKB-së u vranë dhe shtatë persona u plagosën në një pritë pranë Padjut, në shtetin Jonglei.

·Bota
Dy ushtarë paqeje të OKB-së të vrarë në pritë në Sudanin e Jugut

Sulmues të armatosur sulmuan të enjten një patrullë që po udhëtonte drejt një zone të largët në Sudanin e Jugut, duke vrarë dy ushtarë paqeje të Kombeve të Bashkuara dhe duke plagosur shtatë të tjerë, njoftoi misioni i OKB-së në vend.

Sipas misionit, të plagosurit janë tre ushtarë paqeje, dy anëtarë të policisë së Sudanit të Jugut dhe dy punonjës civilë. Të dy të vrarët dhe tre nga të plagosurit janë shtetas të Etiopisë, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

UNMISS njoftoi se pas sulmit dërgoi forca reagimi të shpejtë për të siguruar zonën dhe për të ndihmuar në përgjigjen emergjente. Patrulla po drejtohej drejt zonës Padjut në shtetin Jonglei kur u sulmua.

Asnjë grup nuk e mori përgjegjësinë

"Një dhunë e tillë vdekjeprurëse e drejtuar ndaj personelit të UNMISS, të cilët shërbejnë për të mbështetur paqen në Sudanin e Jugut, është e papranueshme," tha Anita Kiki Gbeho, kreu i misionit.

Ende nuk ka pretendim përgjegjësie nga ndonjë grup. Sulmet ndaj ushtarëve të paqes janë relativisht të rralla, megjithëse dhuna e përhapur në vend vazhdon.

Me vrasjen e dy ushtarëve paqes etiopianë, numri i punonjësve të OKB-së të vrarë nga milicitë në Sudanin e Jugut këtë vit u rrit në nëntë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, kërkoi një hetim të menjëhershëm dhe ndjekje penale të përgjegjësve, duke paralajmëruar se sulmet mund të përbëjnë krime lufte. Dhuna është përkeqësuar pas dështimit të marrëveshjes për paqe mes Presidentit Salva Kiir dhe udhëheqësit opozitar Riek Machar, dhe Shtetet e Bashkuara kanë apeluar për rifillimin urgjent të dialogut për të shmangur një luftë civile të re.

Foto: EPA/RICKY GARE *** Local Caption *** 00580407

Artikuj të ngjashëm