Kryefaqja
Politika

Franca gati të ndihmojë që pas zbatimit të marrëveshjes të mos ketë kushte bilaterale të reja, thotë Benjamin Haddad

Ministri për Evropën, Benjamin Haddad, thotë se Parisi do të punojë me Komisionin dhe partnerët për të dërguar mesazh të qartë, por Qeveria e Shkupit duhet të zbatojë detyrimet.

·Politika
Franca gati të ndihmojë që pas zbatimit të marrëveshjes të mos ketë kushte bilaterale të reja, thotë Benjamin Haddad

Franca është e gatshme të ndihmojë për çlirimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe, së bashku me Komisionin Evropian dhe të gjithë partnerët, të punojë për të dërguar një mesazh të qartë se pas zbatimit të marrëveshjes ekzistuese nuk do të vendosen kushte bilaterale shtesë, tha ministri francez për Evropën Benjamin Haddad në një intervistë ekskluzive për emisionin e MRT-së "Nadvoresna — The World in Dialogue", që është fjala e tij e parë për publikun maqedonas.

Haddad tha se Parisi dëshiron të sjellë më shumë besim dhe siguri në proces, por shtoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përgjegjësi për të zbatuar detyrimet që i ka marrë nga marrëveshja dhe se marrëveshja nuk mund të ndryshohet.

Sipas tij, është legjitime të thuhet qartë se pas zbatimit të këtyre masave do të hapen negociatat dhe vendi do të vazhdojë në rrugën normale me reformat, harmonizimin e legjislacionit, hapjen e klastereve dhe mbylljen e kapitujve, pa shtesa të reja dhe pa hapa jashtë procedurës së zakonshme që ndjek secili vend kandidat.

Ai shtoi se ky mesazh duhet të dërgohet në mënyrë të pakundërshtueshme nga të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së.

Haddad tha se Franca do të koordinojë me Komisionin Evropian dhe me partnerët tjerë për të ndërtuar dhe komunikuar këtë siguri, duke theksuar rolin qendror të Shkupit në realizimin e reformave të dakorduara.

Foto: Fejsbuk)

Artikuj të ngjashëm