Kryefaqja
Maqedonia

Afrim Gashi: Të gjitha ligjet që kërkojnë Badenter do të vendosen për votim

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi thotë se të gjitha ligjet që kërkojnë procedurën Badenter do të dalin në votim, por rezultati mbetet i pasigurt për shkak të bllokadës së BDI-së.

·Maqedonia
Afrim Gashi: Të gjitha ligjet që kërkojnë Badenter do të vendosen për votim

Sot u mbajt koordinarorja e parë para seancës së re parlamentare, dhe kryetari i Kuvendit Afrim Gashi njoftoi se pritet të mbahen të paktën katër seanca deri në fund të shtatorit. Dy seanca janë tashmë të caktuara për 2 dhe 11 shtator, dhe ai tha se është e mundshme që të mbahen edhe dy të tjera deri në fund të muajit.

Gashi theksoi se sfida kryesore për deputetët do të jetë votimi i ligjeve për të cilat kërkohet procedura Badenter. Ai i tha gazetarëve se të gjitha këto ligje do të futen në votim, por se nuk mund të parashikojë rezultatin për shkak të bllokadës procedurale nga opozita BDI. Ligje me interes të veçantë që ai përmendi ishin: ligji për përfaqësim të drejtë, ligji për arsimin e lartë, ligji për vetëqeverisjen lokale dhe të tjerë.

Gashi: çështja ka më shumë dimension politik se procedurial

Gjatë një briefingu me gazetarët Gashi tha: „Kjo çështje ka më shumë një dimension politik sesa procedurial. Në cilësinë time si Kryetar i Kuvendit përpiqem të marr të gjitha masat. Jam në kontakt me të gjitha grupet parlamentare. Po përpiqemi të arrijmë një zgjidhje. Nëse çështja hyn në sferën politike atëherë diskutohet në një nivel tjetër politik. Pajtohem që kjo çështje duhet të zgjidhet, por e lë te aktorët politikë ta zgjidhin atë."

Për pyetjen nëse një takim i liderëve do të ndihmonte, ai tha se nuk mund të vlerësonte nëse do të ndihmonte apo jo, por se gjithmonë është pro diskutimit dhe dialogut.

Koordinimi i sotëm u ndoq edhe nga nën-koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, dhe nuk pati njoftim për rifillim të bllokadës nga deputetët e tyre. „Kjo nuk është bllokadë, por abuzim i Rregullores, por do të shohim si do të reagojnë", tha Gashi.

Për pyetjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Gashi theksoi se të tilla zgjedhje do të ndodhnin vetëm nëse 61 deputetë vendosin për shpërndarje të Kuvendit. Ai shtoi se mbështet idenë e zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe nuk do të lejojë që abuzimi i Rregullores të shkaktojë zgjedhje të parakohshme.

Gashi njoftoi gjithashtu se së shpejti pritet të arrijë në Kuvend një propozim ligjor lidhur me kërkesën që provimi i drejtësisë të mund të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, ai tha se nuk ka informacion për një momentum të ri, por që Kuvendi është gjithmonë i gatshëm të miratojë në kohë ligjet e nevojshme që lidhen me Agjendën e Reformave dhe, nëse merret vendim për ndryshime kushtetuese, të veprojë në përputhje. Ai paralajmëroi se në muajt e ardhshëm qasja në zonën e Kuvendit do të jetë e vështirësuar për shkak të punimeve ndërtimore për ndërtimin e një parkingu për deputetët dhe stafin.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm