Grubi ofroi tre apartamente si garanci që t'i kthehet pasaporta
Gjykata pret mendimin e prokurorisë para se të vendosë nëse ish‑zëvendëskryeministri mund të udhëtojë jashtë vendit.

Tre apartamente në pronësi të Grubit dhe anëtarëve të familjes së tij u ofruan si garanci në vlerë prej 330,000 euro që ish-zëvendëskryeministri t'i kthehej pasaporta, deklaroi gjykata.
Gjykata Penale po pret mendimin e prokurorisë para se të vendosë nëse ai do të lejohet të udhëtojë jashtë vendit.
"Nuk mund t'ju përgjigjem pse i duhet pasaporta. Çdo qytetari i duhet pasaporta për lëvizje të lirë. Garancia është, përndryshe, masë më e fortë sesa masa e parabllikimit, heqja e dokumentit të udhëtimit. Me fuqi të ligjit, arresti shtëpiak i tij skadon më 13-të. Është e drejtë e ligjshme e të pandehurit, përmes mbrojtjes që paraqiti një kërkesë të tillë," tha Goce Ristevski, avokat i Grubit.
Afatet ligjore dhe dëshmitë
Për veprën penale për të cilën ai është i pandehur, arresti shtëpiak mund të zgjasë maksimumi dy muaj. Afati ligjor pritet të skadojë javën e ardhshme.
Gjatë gjykimit Grubi i bëri pyetje dëshmitarit Aleksandar Andonov nga Loteria Shtetërore, i cili ishte anëtar i komisisonit që kreu prokurimin publik të terminaleve VLT (video lottery terminals). Një nga pyetjet e Grubit ishte në drejtim të asaj që procedura për terminalet ishte nisur më herët dhe dokumentet ishin shqyrtuar katër muaj më parë, në kohën kur ai nuk kryesonte mbledhjen e qeverisë. Andonov u përgjigj se nuk ishte i njohur me atë që ndodhi në qeveri.
Andonov përshkroi në detaje procedurën e prokurimit dhe tha se terminalet VLT ende ndodhen në depo të Loterisë Shtetërore dhe nuk janë vënë në përdorim. Ai shtoi se nga sektori përkatës ishin dërguar kërkesa drejt Zyrës së të Ardhurave Publike dhe Ministrisë së Financave për marrjen e vendimeve përkatëse, por nuk mundi të thoshte çfarë vendimesh ishin marrë apo pse pajisjet nuk u vunë në përdorim.
Andonov ishte dëshmitari i dytë i prokurorisë dhe mbrojtja nuk pati vërejtje për dëshminë e tij. Dëshmitari i parë, një ish-drejtor në Loteri, gjatë procesit mori statusin e dëshmitarit të pabesueshëm për shkak të dallimeve mes deklaratës së tij në hetim dhe dëshmisë në gjykatë. Prokurorët thanë se do të japin deklarata për këtë dhe çështje të tjera në seancën e ardhshme.
Foto: Stefan Didam - Schmallenberg / Wikimedia Commons (CC BY-SA 3.0)


