Iliana Yotova: Bullgaria ka probleme me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE
Yotova kërkoi mbështetje që Maqedonia e Veriut të ndjekë politikën evropiane për anëtarësim dhe vuri në dukje mungesën e përparimit që prej 2022.

Presidentja në detyrë e Bullgarisë, Iliana Yotova, përmendi Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë një takimi me kryeministrin sllovak Robert Fico, më 5 shtator 2026, duke kërkuar mbështetje për çështjet që lidhen me anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Yotova theksoi se Sofja sheh „disa probleme" në lidhje me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe kërkoi që procesi i zgjerimit të ndiqet sipas rregullave dhe mbi bazën e arritjeve të vendeve kandidate.
„E dini se kemi disa probleme me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe anëtarësimin e saj në BE. Kërkojmë mbështetjen tuaj që Maqedonia e Veriut të ndjekë politikën evropiane për anëtarësim. Katër vjet nuk pamë përparim në zbatimin e obligimeve të marra nga Maqedonia e Veriut në 2022," deklaroi Yotova gjatë takimit.
Kërkesa për ndryshime kushtetuese
Presidentja në detyrë sqaroi se Bullgaria kërkon që në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut të përfshihen Bullgarët si pjesë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve bilaterale që ndikojnë në procesin e anëtarësimit.
Të dy udhëheqësit diskutuan edhe për zgjerimin e BE-së dhe u pajtuan se çdo proces anëtarësimi duhet të bazohet në rezultate konkrete dhe përmbushjen e detyrimeve nga vendet kandidate, një qasje që mbetet në fokus të diplomacisë bullgare ndaj Shkupit.
Foto: material shtypi nga ngjarja


