Kryefaqja
Maqedonia

Mickoski në Gjermani: takime me Deutsche Telekom dhe Dhomën Gjermane

Takimet në Düsseldorf dhe Bonn synojnë të nxiten investime në sektorë me vlerë të shtuar si telekomi, shëndetësia dhe teknologjia.

·Maqedonia
Mickoski në Gjermani: takime me Deutsche Telekom dhe Dhomën Gjermane

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se gjatë vizitës së tij në Gjermani zhvilloi takime me përfaqësues të Deutsche Telekom dhe të Dhomës Gjermane të Tregtisë, ku diskutuan për tërheqjen e investimeve të reja dhe zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese në Maqedoni.

Prioritetet dhe fushat e biseduara

Në një fjalim video nga Düsseldorf, Mickoski tha se në agjendën e tij ishte edhe një takim me drejtuesit e Deutsche Telekom në Bonn, ku u shqyrtuan mundësitë për investime shtesë në tregun telekomunikacionit maqedonas dhe në sektorë të tjerë.

"Ajo që biseduam sot me drejtorin e përgjithshëm të Deutsche Telekom janë investimet e tyre të mundshme shtesë në Maqedoni, në tregun telekomunikacionit maqedonas, por nuk u kufizuam vetëm me kaq. Diskutuam edhe për investime të mundshme të Deutsche Telekom në fusha të tjera si shëndetësia, teknologjia e zgjuar dhe lloje të tjera industrish që do të sjellin vlerë të shtuar të madhe për ekonominë maqedonase dhe në atë mënyrë do të rrisin praninë e Deutsche Telekom në Maqedoni, por edhe në rajon," tha Mickoski në fjalimin me video.

Ai po ashtu zhvilloi takime me përfaqësues të Dhomës Gjermane të Tregtisë, ku morën pjesë kompani që tashmë investojnë në Maqedoni dhe firma të interesuara për të hyrë në tregun tonë.

"Diskutuam për përvojat e tyre deri tani, si t'i bëjmë investimet e tyre më të suksesshme, por njëkohësisht biseduam edhe për rritjen e investimeve dhe kapaciteteve të tyre, çka gjithashtu do të rrisë prodhimin e brendshëm bruto të ekonomisë maqedonase," tha ai.

Mickoski vlerësoi se dita ishte e suksesshme dhe njoftoi se vizita në Gjermani do të vazhdojë edhe nesër.

Foto: Printskrin

Artikuj të ngjashëm