Kryefaqja
Maqedonia

Ministria e Shëndetësisë: Servisohen aparatet e defektshme të tomografisë, pacientët ridrejtohen

Aparatet e tomografisë po riparohen; pacientët për CT do të shërbehen përkohësisht në dy institucione në Shkup.

·Maqedonia
Ministria e Shëndetësisë: Servisohen aparatet e defektshme të tomografisë, pacientët ridrejtohen

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se bashku me Institutin Universitar të Radiologjisë se aktualisht po servisohen aparatët e tomografisë kompjuterike që janë në defekt dhe po punohet për rikthimin e tyre në funksion sa më shpejt.

"Për sigurimin e vazhdimësisë së kujdesit shëndetësor, për trajtimin e pandërprerë të pacientëve emergjentë dhe diagnostikimin me CT në kohë dhe deri në rikthimin e tyre në funksion pacientët janë të siguruar, domethënë skanimet kryhen në Spitalin Klinik '8 Shtatori' dhe në Klinikën Kirurgjike 'Shën Naum Ohri' në Shkup. Shëndeti dhe siguria e pacientëve janë prioriteti ynë. Prandaj, deri në rikthimin e aparatëve në funksion, pacientët e referuar për tomografi kompjuterike priten dhe skanohen sipas dinamikës së mëposhtme: Spitali Klinik '8 Shtatori', Departamenti i Radiologjisë Diagnostike dhe Intervensionale Klinika për Sëmundje Kirurgjike 'Shën Naum Ohri' – Shkup Organizimi është i përkohshëm dhe do të zbatohen vetëm derisa aparatët në Institutin Universitar të Radiologjisë të rikthehen në funksion. Ju lutemi pacientët dhe mjekët të respektojnë me përpikëri dinamikën e përcaktuar. Për çdo ndryshim të situatës, si dhe për rivendosjen e regjimit të rregullt të punës, të gjitha institucionet dhe shërbimet shëndetësore përkatëse dhe publiku do të informohen në kohë",

tha Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se është bërë riorganizim i udhëzimit të pacientëve që nga fillimi i javës për të siguruar marrjen e shërbimit në kohë.

Riorganizimi dhe udhëzime praktike

Derisa të përfundojë servisimi i aparateve në Institutin Universitar të Radiologjisë, skanimet e planifikuara dhe rastet emergjente do të realizohen në dy klinikat e përmendura në Shkup. Organizimi është i përkohshëm dhe do të vazhdojë vetëm gjatë kohës së riparimeve.

Ministria u bëri thirrje pacientëve dhe mjekëve të respektojnë dinamikën e përkohshme dhe procedurat e pranimit, dhe premtoi se të gjitha institucionet dhe publiku do të njoftohen sapo të rikthehet regjim i rregullt i punës.

Ministria apeloi gjithashtu që çështja të mos përdoret për qëllime ditëpolitike.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm