Kryefaqja
Maqedonia

MPB sekuestron 27 copë armë, 604 fishekë dhe 10 mjete eksplozive në operacionin Interpol TRIGGER X

Autoritetet kryen 35 bastisje, kontrolluan 548 persona dhe 382 automjete dhe realizuan inspektime në klube të të shtënave dhe poligone civile.

·Maqedonia
MPB sekuestron 27 copë armë, 604 fishekë dhe 10 mjete eksplozive në operacionin Interpol TRIGGER X

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të Interpolit “TRIGGER X”, gjatë periudhës 22 qershor – 5 korrik të këtij viti janë sekuestruar 27 copë armë, 604 fishekë dhe 10 mjete eksplozive në Maqedoninë e Veriut.

Policia kreu 35 bastisje dhe arrestoi dy persona në pikat kufitare. Ndër artikujt e sekuestruar u përmenden gjithashtu tri armë gjuetie, një armë pneumatike dhe 128 fishekë gjuetie.

“Si pjesë e aktiviteteve operative u kryen kontrolle dhe inspektime ndaj 548 personave të selektuar dhe 382 automjeteve, përfshirë automjete udhëtimi dhe transporti si dhe rimorkio. Për më tepër, Departamenti për Analizë Kriminale-Zbulimi pranë Byrosë për Siguri Publike dhe Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor kryen verifikime në bazat e të dhënave të brendshme për më shumë se 500 persona dhe 300 automjete,” theksoi Ministria.

Gjetjet para-operacionale dhe kontrollet vendore

Në fazën para-operacionale, gjatë dy bastisjeve u gjetën dhe u sekuestruan tre pistoleta, 115 fishekë, një kornizë armë, shtatë fishekë gjuetie, tre bomba dore dhe një kuti me pluhur predhash. Përveç kësaj u sekuestrua edhe një pistolet, një kornizë, një pajisje e improvizuar në formë tubi për të qëlluar fishekë dhe 77 fishekë të tjerë.

U zhvilluan edhe katër kontrolle të jashtëzakonshme në klube të të shtënave në Shkup dhe Bitolj dhe dy kontrolle në poligone civile. Gjatë një kontrolli në një klub të të shtënave në Prilep u sekuestruan një pushkë gjuetie dhe një revolver.

“Pjesëmarrja në veprime të tilla operative ndërkombëtare përbën një kontribut të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, shkëmbimin e informacionit dhe veprimin e koordinuar në luftën kundër tregtisë së paligjshme të armëve dhe krimit ndërkufitar. Përmes veprimeve të përbashkëta dhe të koordinuara me partnerët ndërkombëtar, Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të kontribuojë në mënyrë aktive në përmirësimin e sigurisë dhe parandalimin e tregtisë së paligjshme të armëve, municionit dhe mjeteve shpërthyese,” theksoi Ministria.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm